Kanë kaluar pesë ditë nga dita e zgjedhjeve lokale, ndërsa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë arritur mbi 200 ankesa që shumica i referohen numërimit të rezultateve.
Mul Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në një prononcim për KosovaPress ka deklaruar se deri më tani në PZAP janë dorëzuar mbi 200 ankesa nga kandidatët për Kuvende Komunale.
Desku tha se këto ankesa që kryesisht kanë të bëjnë me lëshime apo gabime gjatë numërimit të votave do të duhej të dorëzoheshin pas publikimit të rezultateve nga KQZ-ja.
“Në PZAP janë dorëzuar një numër i konsiderueshëm i ankesave për ditën e zgjedhjeve, numri kalon mbi 200 ankesa janë dorëzuar, mirëpo pjesa më e madhe apo përqindja më e madhe e këtyre ankesave i referohen numërimit të rezultateve…këto ankesa ndoshta nuk do të duhej të dorëzoheshin tani në këtë fazë, këto ankesa lidhur me numërimin i takojnë fazës pas publikimit apo shpalljes së rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kandidatët të cilët i kanë parashtruar këto ankesa, kryesisht janë kandidatë anëtar për Kuvende Komunale, mendojnë që u janë bërë padrejtësi, u janë regjistruar votat gabimisht, ka pasur lëshime, etj”, tha ai.
Sipas Deskut epilogu i këtyre ankesave të kandidatëve është duke u shqyrtuar dhe vendimi përfundimtar do të jepet pas 72 orëve nga momenti që janë dorëzuar e në PZAP që i bie që sot pas orës 19:00 do të jepet përgjigjet për ankesat e shtruara.
Kryesuesi i PZAP-së, Mul Desku ka folur edhe për gjobat e shqiptuara ndaj subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore dhe sipas tij shifrat e gjobave arrijnë rreth 200 mijë euro.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se deri në këto momente AKR, PDK dhe Lista Serbe kanë paguar një pjesë së shumës së gjobave të vëna nga PZAP.
AKR ka paguar 1600 euro, PDK ka paguar 1300/1400 euro, dhe Lista Serbe vetëm 450 euro.
“Gjatë fushatës zgjedhore PZAP ka shqiptuar një numër të konsiderueshëm… të shumave të gjobave, shuma e gjobave arrin rreth 200 mijë euro mund të them pjesa më e madhe e subjekteve që kanë garuar në këto zgjedhje deri më tani vetëm tri subjekte kanë paguar një shumë të caktuar të gjobave ndërsa jo në tërësi gjobat…AKR 1600 euro, PDK rreth 1300-1400 dhe Lista Serbe ka paguar një shumë prej 450 euro, ndërsa subjektet tjera deri më tani nuk kanë paguar gjobat, por kanë një sasi të konsiderueshme”, tha Desku. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles