LAJMI I FUNDIT:

“Kompanitë në Maqedoni nuk duan zgjedhje të reja parlamentare, por regjistrim të popullsisë”

“Kompanitë në Maqedoni nuk duan zgjedhje të reja parlamentare, por regjistrim të popullsisë”

Katër muajt e fundit në krahasim me numrat dhe treguesit ekonomikë nuk ka zhvendosje, por është evident relaksimi i ndërmarrjeve. Ato veçmë mendojnë për investime, por vetëm nëse nuk ka zgjedhje të reja parlamentare, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP).

Në një intervistë për AIM, drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni, tha se më në fund pas kaq kohësh ka disponim pozitiv te kompanitë lidhur me investimet.


“Shpresojmë se pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, nuk do të kalkulohet me ndonjë variant të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi ato do të kishin efekt të madh negativ mbi biznesin”, thotë Drilon Iseni.

Kjo, shtoi Iseni, është ajo që nuk e presim dhe nuk do të dëshironim të ndodhë. Biznesit i nevojitet siguri juridike dhe politike. Për çdo rast, lëvizja e firmave jep shpresë se punët po shkojnë në drejtim të mirë.

Iseni dhe drejtori operativ Milaim Ameti analizojnë nëse subvencionet për rrogën minimale janë zgjidhja më e mirë, me çfarë rritje ekonomike do ta përfundojmë vitin, pse duhet të zbatohet regjistrimi i popullatës.

Ata porosisin që Maqedonia ta heqë mitin për fuqi të lirë punëtore dhe të orientohet së pari ndaj zvogëlimit të importit para se ta shtyjë eksportin.

“Regjistrimi i popullatës edhe më tej është një nga çështjet më të hidhura. Nebuloze janë arsyet pse nuk është zbatuar. Por, ta lëmë atë anash. Jozyrtarisht, shumë nga kuadrot e reja ikin, e nuk dimë saktë sa, as nuk dimë sa realisht banorë dhe amvisëri kemi. Regjistrimi do të japë një pasqyrë të qartë për atë se çfarë drejtimi ekonomik do të kapim si shtet, ku më së shumti do të përqëndrohemi, në cilat sfera, kush do të jetë targeti kryesor për ne”, tha drejtori ekzekutiv i OEMVP-së.

Sipas OEMVP-së shteti në vend që t’i japë kompanive subvencione për pagë minimale, të mendojë për përkrahjen dhe vendosjen e teknologjive të reja “now-how” që do t’i bëjë financiarisht më të fuqishme dhe më konkurrente, ndërsa trajtimi i barabartë i investuesve të huaj dhe të vendit të mos jetë vetëm lidhur me lehtësimin e tatimeve dhe subvencioneve, por edhe në pjesën e infrastrukturës.

Qëndrim i OEMVP është se edhe koncepti i tërheqjes së investimeve të huaja duhet të rihetohet.

“Gjithmonë kemi thënë se gjithë koncepti i tërheqjes së investimeve të huaja duhet të rihetohet sepse nuk jemi të sigurt se efektin që e jep është i mjaftueshëm për zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë. Duhet të kërkohen mënyra për ndërlidhje me firmat vendore dhe të huaja, por edhe kjo nuk mjafton. Për këtë kërkojmë barazim, po jo vetëm në lidhje me tatimet dhe subvencionet, por edhe në lidhje me infrastrukturën. Nëse dëshiron ta trajtosh njëjtë investuesin vendor me atë të huajin, duhet t’i sigurosh kushte. Shteti këtu mund të bëjë gjithçka”, thotë Iseni.

Kompanitë-anëtare të OEMVP nuk kanë kurrfarë problemi me Ligjin e ri për pagën minimale. E përshëndesin vendimin e tillë sepse, mendojnë, do ta rrisë konsumin e qytetarëve dhe do ta lëvizë ekonominë, por, megjithatë, tregojnë se është mirë të mendohet se subvencionet për firmat janë zgjidhja më e mirë ose ndoshta duhet të shkohet me mbështetje për vendosjen e teknologjive të reja, makinerive dhe “now-how”, që do të kontribuonte që kompanitë të bëhen financiarisht më të fuqishme, vetë ta mbajnë barrën dhe të jenë më konkurruese.

Lidhur me zbatimin e ligjeve, thotë, ende ka selektim. Ndjehet diskriminim edhe në bazë etnike edhe në atë politike. A ka çfarëdo ndryshimesh në këtë kontekst, ende është herët të thuhet sepse kanë kaluar vetëm katër muaj nga formimi i Qeverisë së re.

Analizat e OEMVP tregojnë se Maqedonia do ta përfundojë vitin me maksimum 0,7 për qind rritje ekonomike, kundrejt vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore për rritje prej 1,5 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori