Për Kadri Veselin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, rezultati i 22 tetorit ishte shumë pozitiv për partinë që ai drejton.
“E kemi pritur këtë sukses dhe është një sukses i mirë. Aktualisht jemi fuqishëm në shumicën e komunave, duke garuar për vend të parë. Në të njëjtën kohë mund ta konsideroj se jemi fitues nga këto zgjedhje, duke pasur parasysh që kemi kaluar një proces zgjedhor kombëtar, që s’ka qenë më i miri më 11 qershor. Tani kemi një rikthim shumë pozitiv”, thotë Kadri Veseli, për Top Channel.
Veseli shprehet i bindur në fitimin e 10 komunave në të cilat është në balotazh, ndërsa pranon edhe dështimin në Prishtinë. Por, kreu i PDK-së shprehet i rezervuar se cilin kandidat do të mbështesë në balotazhin e Prishtinës, mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.
“PDK-ja do të ndihmojë vetveten në Prishtinë. Me këtë rezultat na kanë ikur rreth 30 mijë vota. Jemi me një rezultat jo siç e kemi dëshiruar në Prishtinë. Kjo është garë elektorale, kemi respekt për të gjithë, por do të shikohen çështjet e interesit partiak që ne kemi tani si parti”, shton më tej Veseli.
“Nuk përjashtojmë askënd. Unë nuk jam përjashtues në politikë. Mundohem të kem partneritet me të gjithë”, thotë Veseli në lidhje me mbështetjen e mundshme të ndonjërit prej kandidatëve në Prishtinë.
Për sa i përket ndikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 22 tetorit në koalicionin qeverisës, Veseli shprehet i bindur.
“Do ta forcojë më shumë. Aktualisht partnerët e koalicionit i kemi diku rreth 50% të elektoratit shqiptar. Kemi fituar dikur rreth 320 mijë vota së bashku PDK, AAK edhe NISMA”, deklaron Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij