LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane: Shpresojmë që të gjithë të zgjedhurit të përkushtohen për ndryshim pozitiv

Ambasada amerikane: Shpresojmë që të gjithë të zgjedhurit të përkushtohen për ndryshim pozitiv

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të rrethit të parë të zgjedhjeve komunale.

“Ne e çmojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisionerët e Vendvotimeve, OSBE-në, si dhe të gjitha ekipet monitoruese dhe vëzhguese për punën e madhe që kanë bërë. Gjersa ne kemi shqetësime lidhur me disa raportime për regjistrat e vjetëruar të votuesve, votimin e dyfishtë, dhe parregullsitë tjera sporadike, ne shpresojmë që disa nga këto çështje mund të adresohen para rrethit të ardhshëm të zgjedhjeve komunale në nëntor”, thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Sipas Ambasadës amerikane, dalja e rritur në votime dhe procedurat e sheshta zgjedhore në pjesën më të madhe të vendit janë shenja pozitive për demokracinë e Kosovës.


“Ne do të vazhdojmë të mbështesim institucionet e Kosovës gjersa ato shpejtë përgatiten për edhe një rreth të votimit dhe përcjellin më tutje raportet mbi parregullsitë dhe shkeljet në këtë rrethin e parë. Shpresojmë se të gjithë zyrtarët komunalë tashmë të zgjedhur do të përkushtohen për ndryshim pozitiv në emër të të gjithë zgjedhësve të tyre, gjë e cila do ta shtyjë Kosovën përpara në shtegun e integrimit të plotë Euro-Atlantik”, përfundohet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori