LAJMI I FUNDIT:

E mbytën, i dogjën trupin dhe e çuan në një zonë të izoluar: Nëntëvjeçari, letër prekëse nënës së tij të mbytur mizorisht (Foto)

E mbytën, i dogjën trupin dhe e çuan në një zonë të izoluar: Nëntëvjeçari, letër prekëse nënës së tij të mbytur mizorisht (Foto)

Janë zbuluar detaje të një letre të shkruar nga djali i një gruaje 29-vjeçare të vrarë – duke thënë se ai e di se tashmë është një engjëll që e sheh.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Reece Dunne, i cili tashmë është nëntë vjeç, i cili shkroi letër për nënën e tij, Allia Arathoon, trupi i së cilës është zbuluar tetorin e kaluar.


Vrasësi 29-vjeçar, Craig Procter, u dënua me jetë pas hekurave nga një gjykatë në Liverpool, më parë këtë javë.

Gjykata gjithashtu dëgjoi se si Reece kishte kërkuar nga ata që ishin të pranishëm për të ‘hedhur domate mbi personin përgjegjës’.

Në letrën e tij, e cila kishte mbetur me lule pranë vendit ku u gjet trupi i saj, Reece shkroi: “Për mamanë, të cilën e dua një miliona herë”.

“Do të doja të mos vdisje. Më kujtohet kur luaja me ty dhe më bëje të lumtur. Unë e di që ti je një engjëll tani dhe mund të më shohësh gjatë gjithë kohës”.

“Ndihem i trishtuar, por unë do të jem i guximshëm. Të dua”.

Elaina Hampson, nëna e zonjës Arathoon, tha se vajza e saj “e adhuronte Reecen, dhe ajo në të vërtetë ishte një nënë e mahnitshme”.

Zonja Arathoon u vra kur u godit në kokë nga Craig Procter, 40 vjeç. Ai e futi trupin e saj në një valixhe para se ta digjte në pyll dhe ta çonte në një zonë më të izoluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Kroacia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori