Spalletti: Mund të bënim më shumë ndaj jashtëtokësorëve napolitan, duhet të përmirësohemi
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se është i kënaqur me barazimin ndaj Napolit, por se edhe mund të bënin më shumë në San Paolo.
Zikaltrit vazhdojnë të jenë të pamposhtur me dy pikë më pak se napolitanët që prijnë në krye të tabelës me 25 pikë.
“Këta lojtarë meritojnë komplimente, sepse ju vazhdimisht na thoni se jemi me fat dhe ne jemi të lumtur par atë. Fati im i vetëm është se punoj me lojtarë të tillë. Duket se ende nuk e kuptoni, por është fat i madh”, ka thënë Spalletti për Mediaset Premium.
“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë sonte, por mund të bënim më mirë. Napoli bëri shumë mirë, me raste ke ndjenjën se luan kundër jashtëtokësorëve. Kjo pasi luajnë futboll me një prekje dhe e lëvizin topin lartë dhe poshtë. Luan futboll me intensitet të lartë”.
“Ka raste kur Napoli lëviz topin përreth një mijë milje në orë, ekipi im nuk mund ta bëjë atë. Ne po mësoheni, por keni hapa para për të bërë, por sinqerisht mund të fitonim”.
Samir Handanovic bëri një paraqitje historike, kjo duke mbrojtur gjuajtjet e Jose Callejon, Dries Mertens dhe Piotr Zielinski, por Spalletti e mori me qetësi këtë.
“Handanovic bëri atë që një portier duhet ta bëjë, disa pritje të mëdha. Reina po ashtu bëri mirë te Borja Valero dhe pastaj Napoli largoi topin në një rast tjetër nga vija e portës. Kemi vuajtur në disa raste, por do sjellim në shtëpi një rezultat të mirë, duke ditur që mund të bënim më mirë. Ata ishin të dërmuar nga mesjava në Ligën e Kampionëve dhe ne mund të provonim t’i fusnim në ato vrapimet e 20 minutat e fundit që atyre s’do t’ju pëlqenin”.
Spalletti u pyet se a është Interi kandidat për Scudetto, por italiani u mundua ta minimizojë këtë fakt tashmë.
“Tifozët po e ëndërrojnë këtë pasi ju në media po tentoi të krijoni heronj dhe gjithë të tjerët të palumtur. Nuk ka fenomen dhe gjithë të tjerët dështim. Është proces, skuadra po punon shumë dhe ne do vazhdojmë para për rezultate të mira”.
“Kemi humbur disa shanse të mira sonte në kundërsulme. Duhet t’i përmirësojmë shpejtë, kjo pasi është një luftë e vërtetë për top katërshe”.
“Në rregull, sidoqoftë, ne do të fitojmë Sucdetton dhe ju do e shikoni teksa ndodh”, shtoi në fund Spelletti me sarkazëm kur u pyet se a është Interi i tij për titull. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'