Klementin Mile
Dy ngjarje kanë tërhequr veçanërisht vëmendjen e opinionit publik: akuzat penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe, si reagim ndaj kësaj, ngritja e një fronti opozitar që zyrtarizon bashkëpunimin strategjik ndërmjet PD-së dhe LSI-së. Reagimi ndaj këtyre ngjarjeve ka qenë kryesisht në terma moralë. Lidhur me Tahirin, pyetet nëse po tregohet i ndershëm, nëse po thotë të vërtetën ish-ministri për lidhjet e dyshuara të tij me botën kriminale. Lidhur me frontin opozitar, pyetet se sa i moralshëm është bashkëpunimi PD-LSI në kauzën kundër “narko-shtetit”, pasi të dyja këto parti kanë qeverisur më parë, herë së bashku e herë veçmas, dhe mbajnë mbi shpinë “mëkatin” që nuk kanë sjellë ndonjë rezultat të madh në minimizimin e kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Sigurisht, përkundër qëndrimit cinik që është bërë i zakonshëm kur flitet për politikë, politikanët mund dhe duhet të gjykohen moralisht. Veçse kjo nuk do të thotë t’u kërkojmë të gjithë politikanëve të thonë në të gjitha situatat çfarë ata mendojnë vërtet. Po t’i bindeshin kësaj kërkese morale të publikut, do të kishim politikanë etikisht superiorë, por nuk do të kishim politikë. Politika, që të ekzistojë, ka nevojë si për “dyer të hapura” ashtu dhe për “dyer të mbyllura”, ka nevojë edhe për pasionin e sinqertë që entuziazmon turmat edhe për llogaritë e fshehta që entuziazmojnë vetëm llogaritarin. Dhe, nuk duhet të harrojmë që “monedha” që qarkullon në politikë nuk është e mira, por pushteti. Nëse politika ndodh të realizojë diçka të mirë, këtë e bën duke marrë në konsideratë çështjen e pushtetit.
Interesi themelor i shoqërisë është të sigurojë ekzistencën e politikës, edhe kur kjo sjell me vete politikanë me moral të dyshimtë. Prandaj Tahirit, si politikan, nuk duhet t’i kërkohet të jetë tërësisht i sinqertë në deklaratat e tij. As politikanët e frontit opozitar nuk duhen kompleksuar moralisht lidhur me të shkuarën e tyre në qeverisje. Kodi moral dhe kodi politik janë dy gjëra krejt të ndryshme. Morali dallon të mirën nga e keqja, ndërkohë që politika dallon në mënyrë të dyfishtë, së pari zyrtarin nga publiku dhe së dyti, qeverinë nga opozita.
Gjykimi moral duhet përdorur në politikë vetëm atëherë kur veprimet e politikanëve rrezikojnë kodin politik. Në këtë kuptim, kërkesa për moralitet është kërkesë për një fair play politik. Ashtu si në sport, prej nga derivon nocioni i “lojës së ndershme”, edhe rezultati politik nuk përcaktohet nga kritere morale, por nga kritere pastërtisht politike (si: ideologjia, programi, figurat individuale, strukturat, fushata etj). Në sport është i papranueshëm përdorimi i dopingut, i cili shihet si cenim i lojës së ndershme, pasi dhunon kodin sportiv. Në politikë është moralisht i papranueshëm korrupsioni, i cili zhduk diferencën politikisht të domosdoshme ndërmjet zyrtarit dhe publikut. Gjithashtu është moralisht i papranueshëm përftimi i paligjshëm i informacionit në lidhje me deklarata të brendshme (jo për t’u bërë publike) të partive politike të tjera, pasi kështu cenohet loja e ndershme politike ndërmjet qeverisë dhe opozitës.
T’i kërkosh politikës më shumë moral se kaq do të thotë të kërkosh zhdukjen e saj. Prandaj, në rastin e Tahirit duhen ngritur vetëm dy pyetje morale: A është i korruptuar ky politikan? A mos kundërshtarët politikë të tij kanë përftuar paligjshmërisht informacion për të? Sa i përket krijimit të frontit opozitar, si reagim ndaj rastit Tahiri, ky front është i justifikuar të bëjë manovra politike të çfarëdoshme, për aq sa nuk shfaqet korruptiv dhe nuk shkatërron pandershmërisht rregullat e lojës ndërmjet qeverisë dhe opozitës.
Ajo që duhet të na shqetësojë është se rasti Tahiri, më shumë se juridikisht, po trajtohet mediatikisht. Masmedia shfaqet si gardiane e moralitetit dhe ka prirjen t’u japë këtyre rasteve formën e skandalit. Por skandalet theksojnë uniken, ato nënvizojnë dështimin individual dhe, duke bërë këtë, mundësojnë që biznesi normal të vijojë pa u vënë re. Çdokush që kapet sakrifikohet, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë si më parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë