LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Më 22 tetor jepni vulë lirisë dhe pavarësisë së vendit

Veseli: Më 22 tetor jepni vulë lirisë dhe pavarësisë së vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë tubimit zgjedhor në Zhur të Prizrenit deklaroi se me votën e tyre zhurianët i japin vulë lirisë së vendit drejt BE-së dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Kreu i PDK-së u zotua se më 22 tetor qytetarët e Zhurit do ta festojnë festën e flamurit në shtëpinë e kulturës e cila u zvarrit në mënyrë të pandershme nga Ministria e Kulturës.


Veseli duke kërkuar mbështetjen nga qytetaë [t e Zhurit tha se me 22 tetor kanë nevojë për përkrahje me qëllim që Kosova të zhvillohet drejt orientimit perëndimor dhe zhvillimit ekonomik.

Sipas tij vota e zhurjanëve më 22 tetor i jep vulë lirisë, dhe pavarësisë së vendit drejt Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve.

“Zhurjanë ju na keni përkrahur shumë, na keni përkrahur çdo herë jo vetëm tash në kohë paqe por edhe kohë dhe rrethana tjera se tash është shumë më lehtë, na nuk kemi me u ndarë prej jush edhe tu u mundu me aq fuqi sa kemi sa na jep autoriteti jonë i ligjit, sa na jep autoriteti jonë i pushtetit çoftë në qeverisje qendrore çoftë në qeverisje lokale do jemi përkrah jush me 22 tetor kemi nevojë për përkrahjen e juaj të fuqishme, kemi nevojë për një fitore historike e cila do ta dallon Kosovën nga zona e vjetër për orientimin e vetë për orientimin perëndimor, për zhvillimin e vetë ekonomik të tregut, për një zhvill ka nevojë… Me 22 tetor vota juaj do jep vulën lirisë sonë, pavarësisë sonë dhe në të njëjtën kohë edhe orientimit drejt bashkimit evropian dhe orientimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj duke qenë i bindur se do ta ketë mbështetjen e zhurjanëve premtoi funksionimin e shtëpisë së kulturës dhe ndërtimin e stadiumit të futbollit.

“Unë dëshiroj t’i jap dy premtime, ka shumë gjëra që duhet të punohen por unë dëshiroj t’i jap dy premtime iu siguroj që do të bëjë një zgjidhje shumë të mirë për shtëpinë e Kulturës që është këtu pran nesh dhe kjo do të futet në funksion shumë shpejtë besoj dhe marrëveshja që e ka nënshkruar që e kemi nënshkruar për stadiumin e futbollit…Do ta keni stadiumin dhe në bashkëpunim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ky projekt do të përfundoj për këtë jo që premtoj por garantoj”, tha ai.

Ai po ashtu u zotua se Partia Demokratike e Kosovës ka ide, guxim dhe energji pozitive për fitoren e madhe më 22 tetor. PDK do të përmbyll fushatën zgjedhore në qytetin e Prizrenit

Në trend

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Kalo në kategori