LAJMI I FUNDIT:

Fjetja në shpinë në muajt e fundit të shtatzënisë nuk është assesi e mirë për beben dhe mund të ketë pasoja fatale

Fjetja në shpinë në muajt e fundit të shtatzënisë nuk është assesi e mirë për beben dhe mund të ketë pasoja fatale

Ekspertët konstatojnë që shtatzënat patjetër duhet të shmangin fjetjen në shpinë.

Kohë më parë studimi i botuar thekson që femrat të cilat gjatë muajve të fundit të shtatzënisë flenë në shpinë bebeve të veta pikërisht mund t’u krijojnë një sërë problemesh të rrezikshme shëndetësore.

Ekspertët të cilët qëndrojnë pas këtij hulumtimi të ri konstatojnë se si femrat shtatzëna do të duhej të flinin në krah në mënyrë që shtatzënia të përfundojë mirë.


Hulumtimi i publikuar në “Revistën e psikologjisë” ka përcjellë nënat e ardhshme gjatë natës dhe bebet e tyre në mënyrë që të shohin se a ndikon pozita e fjetjes tek bebet, transmeton Telegrafi.

Vërejtje të gjitha nënave të ardhshme

Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur lidhjen midis pozitës së fjetjes dhe rrezikut nga lindja e fëmijës së vdekur – në krahasim me fjetjen në krahun e majtë, shtatzënat të cilat flenë në shpinë kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë të vdekur.

Hulumtimi i ri ka ndjekur 29 femra të cilat kanë qenë shtatzëna midis javëve të 34-të dhe të 38-të me ndihmën e elektrokardiogramit, por gjithashtu edhe gjatë natës kanë përdorur kamerën me rreze infra të kuqe.

Aktiviteti i fetusit ndryshon

Hulumtimi ka treguar që fetuset janë shumë më pak aktivë nëse nëna e ardhshme fle në shpinë, mirëpo sapo ajo të kthehet në krahun e majtë apo në atë të djathtin, aktiviteti i fetusit është bërë “më normal”.

– Mendojmë që tani kemi dëshmi të mjaftueshme që të gjitha nënave të ardhshme mundemi që t’u rekomandojmë që në fazat e fundit të shtatzënisë të shmangin fjetjen në shpinë, sepse qartazi ndikon negativisht te fëmija, – ka thënë Peter Stone, udhëheqës i hulumtimit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Tre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim

Tre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim

Fëmija juaj
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Në çift
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti

Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti

Moda
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Zakonet e Jennifer Aniston që (s’) duhet t’i ndiqni gjatë vitit 2025

Zakonet e Jennifer Aniston që (s’) duhet t’i ndiqni gjatë vitit 2025

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori