LAJMI I FUNDIT:

Suficit zëvendësministrash!

Suficit zëvendësministrash!

Katër apo pesë zëvendësministra pritet t’i ketë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila udhëhiqet nga ministri Shyqiri Bytyqi.

Në këtë dikaster qeveritar karrigen e zëvendësministrave tashmë e kanë zënë Muharrem Nitaj nga AAK-ja dhe Arbër Geci nga AKR-ja.


Nga një post të zëvendësministrit në këtë Ministri pritet ta kenë edhe partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK) dhe minoritetet, shkruan “Zëri”.

Qeveria “Haradinaj”, përpos numrit të madh të ministrive, përkatësisht 22 sosh, pritet t’i ketë edhe rreth 50 zëvendësministra.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar Burbuqe Bakija – Devan zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dje e ka zyrtarizuar Isni Kilajn zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, ndërsa AKR-ja e Behgjet Pacollit ia ka besuar postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë Granit Abdullahut.

Javë më parë zëvendësministër i Sigurisë është emëruar përfaqësuesi i PDK-së, Agim Çeku, Mustafë Grainca zëvendësministër i Financave, si dhe Izmi Zeka zëvendësministër i Punëve të Brendshme, të gjithë këta zyrtarë të PDK-së. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori