LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti në Prugovc: Vazhdojmë projektet për zhvillimin e Prishtinës

Ahmeti në Prugovc: Vazhdojmë projektet për zhvillimin e Prishtinës

Sonte u mbajt tubimi në fshatin Prugovc, kur përveç kandidatëve për Kuvend Komunal folën edhe Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti si dhe Nënkryetari i Lëvizjes Dardan Sejdiu.

Para banorëve të këtij fshati, Dardan Sejdiu foli për zotimet e realizuara në katër vitet e fundit, duke theksuar kështu përgjegjësinë e madhe të VETËVENDOSJE!-s karshi besimit që merr nga qytetarët.


“Komuna e Prishtinës, prej se qeveriset nga VETËVENDOSJE!, është e vetmja Komunë pa asnjë aferë korruptive. E ndalëm të keqen, dhe i hap rrugë të mirës: dyfishuam numrin e çerdheve; ndalëm krimin urbanistik; hapëm komunën për qytetarët; i modernizuam Qendrat e Mjekësisë Familjare; investuam në përmirësim të cilësisë në arsim; dixhitalizuam shërbimet administrative komunale; e shumë e shumë punë të tjera në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të Komunës”, tha ndër të tjera Sejdiu.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se në mandatin e radhës, kur edhe Kuvendi Komunal do të jetë me shumicë të asambleistëve të VETËVENDOSJE!-s, do të jetë shumë më i lehtë funksionimi normal i institucionet, dhe shumë më i lehtë zhvillimi i Komunës.

“Prishtinës do t’i shtohet krahu i Kuvendit Komunal. Prandaj për mandatin e dytë kemi 100 Zotime. Realizimi i këtyre zotimeve do të jetë shumë më i lehtë me ndihmën e asambleistëve, me ndihmën e qytetarëve të Prishtinës. Do t’i vazhdojmë projektet tona për zhvillimin e Prishtinës, për Prishtinën qytet në çdo lagje. Për ne është e rëndësishme qasja e barabartë ndaj qytetarëve dhe orientimi i drejtë i investimeve, sipas nevojave tuaja”, theksoi Ahmeti.

Në trend

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Kalo në kategori