LAJMI I FUNDIT:

Osmani: LDK po i mbledh faktet për ta dërguar presidentin në Kushtetuese

Osmani: LDK po i mbledh faktet për ta dërguar presidentin në Kushtetuese

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se me përfshirjen e tij në fushatën zgjedhore, Presidenti Hashim Thaçi nuk mund ta shpëtojë PDK-në nga rënia e pashmangshme.

“LDK ka përcjellë me shqetësim të jashtëzakonshëm përfshirjen e Presidentit të Republikës në fushatën zgjedhore. Vizitat e tij në Vushtrri dhe Klinë, si dhe takimet publike me kandidatët e PDK-së, dëshmojnë qartazi mbi paaftësinë e Presidentit për të ushtruar rolin e tij Kushtetues. Një anim i tillë, dëshmon dy gjëra; se Presidenti i Republikës vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me interesa partiake të PDK-së; dhe se PDK është në krizë të thellë elektorale – pra është në panik”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se në këtë panik e krizë, e PDK ka mobilizuar të gjitha resurset politike që i ka, përfshirë dhe Presidencën.


“LDK është e bindur se krizën e PDK-së, s’mund ta ndalojë as Presidenti i vendit, se rënia e PDK-së në këto zgjedhje është e pashmangshme. Ne e ftojmë Presidentin të përmbahet nga animet partiake, të ushtroj rolin e tij Kushtetues, e të lejojë një garë të drejtë e demokratike në Kosovë pavarësisht konsekuencave politike që këto zgjedhje do të bien mbi partinë e tij”, tha Osmani.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se deri më tani, LDK ka organizuar me dhjetëra takime nëpër të gjitha komunat e Kosovës dhe këto takime me aktivistë, me qytetarë, me grupe të interesit – me gra, biznese, të rinj e të reja – po e shpërfaqin më së miri nivelin e mobilizimit të LDK-së, dhe përkrahjes popullore që Lidhja po merr.

“Pra ka një vlerësim të jashtëzakonshëm për LDK-në, si në matjet e opinioneve publike, ashtu edhe në tubimet elektorale, që dëshmojnë qartazi se pas këtyre zgjedhjeve, LDK do të jetë partia më e madhe në vend”, ka thënë deputeti i LDK-së, i cili është edhe zëdhënës i Shtabit Zgjedhor.

Një vërejtje tjetër, lidhur me shkeljen e rregullave zgjedhore Abdixhiku e ka potencuar në Podujevë, ku javëve të fundit janë shpërfaqur lajme të rrejshme, nga protale fiktive që për qëllim kanë cenimin e integriteti moral e personal të kandidatit tonë për Podujeve dhe të LDK-së në përgjithësi.

“Dega e LDK-së në Podujevë ka qenë shumë e atakuar 2 javët e fundit nga portale fiktive të cilat as nuk figurojnë në regjistrin e bizneseve të regjistruara në institucionet tona. Ne do t’i denoncojmë në organet e ndjekjes në veçanti portalin fiktiv ‘llapi.info; për prodhimin e pandërprere të lajmeve të rrejshme”, potencoi Abdixhiku.

Ai e ka potencuar edhe një fakt të rremë që është përdorur në një debat televiziv kundër kryetar të Istogut, Haki Rugova.

“Në Istog, kandidatët për kryetarë të kësaj komune kanë shfrytëzuar mospjesëmarrjen në njërin nga debatet televizive të kryetarit Rugova dhe ia kanë mveshur atij dhe familjes së tij akuza të rreme biznesore, që cenojnë integritetin e tij personal dhe profesional. Ne besojmë se fushatat elektorale nuk duhet të shërbejnë për shpifje e papërgjegjësi të fjalës. Besojmë se secila fjalë e secila akuzë e dhënë duhet të provohet, në të kundërtën do të denoncohet”, ka thënë ai.

Abdixhiku në fund të konferencës i ka falënderuar të gjitha strukturat e LDK-së për angazhimin e tyre për një fushatë demokratike dhe dinjitoze. Ai i ka falënderuar edhe mediat për punën e tyre në shërbim të publikut.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori