LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Linjat e reja të transportit publik, gjithëpërfshirëse

Ahmeti: Linjat e reja të transportit publik, gjithëpërfshirëse

Sot u prezantuan linjat e reja të Trafikut Urban në Prishtinë, të cilat janë rezultat i një studimi të gjatë mbi lëvizjen e qytetarëve brenda Komunës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti prezantoi reformën e linjave të Trafikut Urban, që ka dalë si rezultat i studimeve për Planin e Mobilitetit. “Është model kompjuterik që është zhvilluar në bazë të kërkesave të qytetarëve. Të gjithë 160 autobusët që mbulojnë këto linjat e reja do ta kenë biletën e integruar, që do të jenë 2 orëshe, 1 ditore, 1 javore dhe 1 mujore. Do të vazhdojmë me subvencionim të pagesave për pensionistë – që ta kenë transportin falas – dhe do të ketë lirime për studentë e nxënës. Ky plan nis së zbatuari vitin e ardhshëm, dhe na duhet fushatë intensive për t’i shpjeguar linjat e reja, për shkak se është ndryshim rrënjësor nga linjat ekzistuese”, theksoi Ahmeti.


Ai shpjegoi mënyrën e ndarjes së linjave, që përfshijnë rrjetin thelbësor me 7 linja, dhe rrjetin mbështetës me 13 linja. Këto do të jenë 20 linjat e Trafikut Urban në Prishtinë, që për herë të parë kalojnë nëpër lagje dhe fshatra që kurrë nuk kanë pasur transport publik. Me këtë model është vendosur se cilat linja janë çdo 5 minuta, cilat çdo 10 minuta, cilat çdo 15 minuta, cilat çdo 30 minuta, dhe cilat çdo 60 minuta. Ne çdo stacion do të jetë harta dhe aplikacioni ku mund të shihet se për sa vije autobusi, dhe për sa mund të shkoni në destinacionin ku jeni nisur.

Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, tha reformimi i trafikut të përgjithshëm në kryeqytet ka rezultuar me një kontratë 30 milionë euro me BERZh-in, e cila është ndarë në disa faza. “Fillimisht ishte blerja e 51 autobusëve të rinj, me ç’rast përfituam edhe tri grante prej BERZh-it për Planin e Mobilitetit, projektin për analizën financiare të ndërmarrjes, si dhe projektin për linjat e operatorëve”, tha Bashota, duke shtuar se për t’i kompletuar të gjitha linjat, duhen 160 autobusë, 80 nga të cilët do të jenë në pronësi publike e 80 në pronësi private, por të gjithë do të funksionojnë nën ombrellën e Trafikut Urban.

Yll Rugova, që ishte i përfshirë në procesin për Planin e Mobilitetit si përfaqësues i shoqërisë civile, tregoi në pika të shkurtra se çka përfshinë ai plan. “Plani i Mobilitetit është koncept që i kap të gjitha pjesët e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave nëpër qytet. Përpilimi i këtij plani është bërë me punë intensive për gati një vit, me mijëra anketa me qytetarë edhe online edhe nëpër shtëpi, si dhe me grupe të ndryshme të interesit. Mbledhja e këtyre informatave pas studimeve empirike në terren, i ka sjellë rezultatet të cilat po shpalosim këto ditë”, tha ndër të tjera Rugova.

Në trend

Më shumë

"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?

Magazina
Man United në bisedime për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Man United në bisedime për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Premier League
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Barcelona e gatshme të ndajë rrugët me yllin spanjoll nëse vjen oferta e duhur

Barcelona e gatshme të ndajë rrugët me yllin spanjoll nëse vjen oferta e duhur

La Liga
“Është një turp, një skandal”, presidenti i Barcelonës ‘shpërthen’ pas barazimit ndaj Getafes

“Është një turp, një skandal”, presidenti i Barcelonës ‘shpërthen’ pas barazimit ndaj Getafes

La Liga
Befason Drenusha: Atilla ka gënjyer, fëmijët e kanë ditur që do të hyj në BBVK, e kanë parë edhe shtëpinë

Befason Drenusha: Atilla ka gënjyer, fëmijët e kanë ditur që do të hyj në BBVK, e kanë parë edhe shtëpinë

Magazina
Kalo në kategori