LAJMI I FUNDIT:

Idrizi: Qeverisja jonë do të ndryshojë nga e kaluara

Idrizi: Qeverisja jonë do të ndryshojë nga e kaluara

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka deklaruar se do ta sjellë një koncept të ri qeverisës, me objektiva dhe me një strukturë të re qeverisëse, ndërsa, prioritet do të ketë zhvillimi ekonomik përmes investimeve, nxitjes së investimeve në ndërmarrjet e reja, ndërmarrje të vogla, biznese familjare dhe hapjen e vendeve të punës.

Ferit Idrizi në një intervistë për KosovaPress ka thënë se do të përkushtohet me gjithë potencialin e tij në plotësimin e zbrazëtirave që janë identifikuar gjatë mandatit të kaluar.

Me më shumë se 18 vite përvojë pune në Vushtrri, Idrizi ka vlerësuar punën që bashkëpartiakët e tij kanë bërë në komunën e tij, duke thënë se nëse merr mandatin e të parit të kësaj komune, do të vazhdojë qeverisjen e mirë por me një koncept të ri qeverisës.


“Gjatë procesit ka edhe zbrazëtira, të cilat i kemi identifikuar edhe pse është punuar jashtëzakonisht shumë në Komunën e Vushtrrisë në investime. Ka pasur shumë investime, ndoshta është komuna që më së shumti ka marrë investime, janë diku rreth 110 milionë investime për 10 vite qeverisje të Partisë Demokratike, janë 1 mijë e 600 projekte investime kapitale duke filluar me infrastrukturë rruge, ujësjellës, kanalizime, ndërtim të shkollave, ambulancave e të tjera. Mirëpo qeverisja jonë nëse është vullnet i qytetarëve të na japin mandatin e ardhshëm do të ndryshojë nga qeverisja e kaluar. Do të jetë një vazhdimësi e qeverisjes së mirë me një koncept të ri qeverisës, me objektiva të reja zhvillimore dhe me një strukturë të re qeverisëse”, tha ai.

Idrizi ka kryer specializimin për zhvillimin e arsimit profesional në Japoni, si shqiptari i vetëm nga Kosova që kishte marrë bursë nga Agjencioni Ndërkombëtar Japonez, ndërsa thotë se përvoja e tij akademike i duhet Kosovës, përkatësisht qytetit të Vushtrrisë.

Si rrjedhojë, Idrizi ka thënë se rëndësi shumë të madhe do t’i kushtojë sistemit të arsimit duke premtuar se së bashku me ekipin e tij do të bëjnë harmonizimin e profileve profesionale me tregun e punës.

“Arsimi profesional dhe lidhja e tij me tregun e punës do të jetë një pikë shumë e fort sepse jemi dëshmitarë të asaj se 95 përqind e nxënësve që janë nxënës të shkollave të larta të arsimit profesional nuk janë të përgatitur për tregun e punës. Unë këtu i siguroj qytetarët e Vushtrrisë se kam një projekt shumë të mirë dhe asnjë nxënës nuk do të merr diplomë dhe të del i paaftë për tregun punës. Praktika profesionale do të kryhet në ndërmarrje, kemi bërë hulumtimin dhe kemi parë se cilat ndërmarrje mund të marrin nxënës për të kryer praktikën profesionale. Me ato ndërmarrje do të nënshkruaj kontratë komuna dhe nxënësit do ta kryejnë praktikën profesionale sipas kurrikulave që i kanë. Nëse një nxënës për tri vite kryen praktikën profesionale në ndërmarrje sipas kurrikulave, ai do të dal i përgatitur për tregun e punës”, është shprehur ai për KosovaPress.

Më tej, ai ka premtuar se me qeverisjen e tij askush nuk do të jetë mbi ligjin, përderisa transparenca do ta karakterizoj punën e tij.

“Koncepti i ri qeverisës do të jetë një përmbushje e asaj zbrazëtie që na ka dalë shpeshherë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, sundimi i ligjit dhe llogaridhënia. Pra kjo nënkupton konceptin e ri qeverisës, se askush nuk do të jetë mbi ligjin, dhe kryetari i komunës do të jetë peroni i cili do t’i jap përgjegjësi zgjedhësve, asamblesë komunale dhe përfaqësuesve të popullit… Do ta ndërtojmë një koncept të ri ku do të thuhet sa të jetë ligji do të veprohet kështu. …Sa i përket politikave zhvillimore prioritet do të ketë zhvillimi ekonomik përmes investimeve, nxitjes së investimeve në ndërmarrjet e reja, në ndërmarrjet e vogla, në bizneset familjare dhe hapja e vendeve të punës në këtë mënyrë”, tha ai.

Idrizin gjatë punës profesionale e kanë përcjellë dy gjëra, kjo pasi që siç thotë ai, kishe qenë fat i tij të marrë detyrën në kohë të vështira por ta lërë kur realizoheshin sukseset më të mira.

E se puna e tij është çmuar edhe nga ndërkombëtarët. Idrizi tregon se si është marrë shembull nga UDAID-i udhëheqja e tij demokratike e Kuvendit të Vushtrrisë.

Krejt në fund, Idrizi ka thënë se mirëpret çdo rezultat në zgjedhjet e 22 tetorit, pasi që siç thotë ai, është vullneti i qytetarëve që përcakton fituesin.

Në trend

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Kalo në kategori