LAJMI I FUNDIT:

Rose nuk përfshihet në kalendarin e Tottenhamit, Unitedi ka gati mega ofertën për të

Rose nuk përfshihet në kalendarin e Tottenhamit, Unitedi ka gati mega ofertën për të

Mbrojtësi anglez i Tottenham Hotspurit, Danny Rose është dëshirë e madhe e trajnerit Jose Mourinho dhe Manchester Unitedi po përgatit një ofertë të lartë për të gjatë janarit.

Djajtë e Kuq janë të interesuar për mbrojtësin anglez, Rose, dhe kjo nuk është më një sekret, pasi kishin tentuar edhe gjatë verës për transferimin e tij.


Formacioni i Unitedit me lojtarët që ka kërkuar gjatë këtij afati kalimtar veror (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i Unitedit me lojtarët që ka kërkuar gjatë këtij afati kalimtar veror (Foto)

Megjithatë, interesimi i tyre vetëm sa është rritur dhe duan ta kenë në skuadër nga muaji janar dhe për këtë po përgatisin një ofertë të “parefuzueshme”.

Sipas The Sun, skuadra nga Old Trafford është gati të bëjë një ofertë prej 50 milionë funteve apo pak mbi 55 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Tottenhamit.

Rose ende nuk ka luajtur për Spursat këtë sezon për shkak të lëndimeve dhe është identifikuar si një zgjidhje afatgjatë për krahun e majtë të mbrojtjes nga trajneri Jose Mourinho.

Rose i hap derën Chelseat dhe Unitedit: Dua të fitoj trofe para se ta mbyll karrierën
Lexo po ashtu Rose i hap derën Chelseat dhe Unitedit: Dua të fitoj trofe para se ta mbyll karrierën

Edhe mbrojtësi anglez favorizon një transferim në Old Trafford para Chelseat, dhe Unitedi po planifikon një goditje të Vitit të Ri për t’ia bërë dhuratë trajnerit dhe tifozëve.

Kalendari i Tottehamit për vitin 2018

Një gjë që e bën edhe më të mundshëm kalimin e tij te Unitedi është se Rose është lënë jashtë kalendarit zyrtar të Tottenhamit për vitin 2018.

Kjo ka shkaktuar frikë tek tifozët e ekipit londinez se ditët e mbrojtësit në klub janë të numëruara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori