Në listën e prioriteteve për investime nga KEDS përfshihet edhe zona e Skenderajt. Në fshatin Makermal të këtij qyteti sapo ka përfunduar projekti për përmirësimin e rrjetit energjetik nga KEDS-i.
Janë 130 familje që po gëzojnë këto përfitime nga ky investim.
Për realizimin e këtij projekti, KEDS këtu ka vendosur 154 shtylla të tensionit të ulët, 27 shtylla të tensionit të mesëm dhe gjithashtu janë shpërndarë 11.9 km rrejt të tensionit të ulët dhe 11,5 km rrjet të tensionit të mesëm.
Nuredin Xhinovci 76 –vjeçar nga ky fshat, shprehet i entuziazmuar për ndryshimet në përmirësimet energjetike në fshat dhe largimin e rrezikut që e kanë pasur brenda oborrit të shtëpisë.
“Rrezikun e kemi pasur tepër të madh, trafon e kemi pas në oborr që nga vitin 1971, është dashur me deviju murin për me ia bë vendin trafos. Veç 20 cm afër shtëpisë i këna pas telat e tensionit të naltë. Gjithë jena tut mos po na ndodhë ndonjë e keqe. Me ardhjen e KEDS-it na u ka largu edhe frika, na kanë largu trafon prej oborrit. Na kanë sjell një trafo tjetër të re në rrugën jashtë. Na kanë shpëtuar se jena kon në rrezik. Tash jemi shumë të kënaqur me KEDS-in dhe rrymën e kemi shumë stabile. Pa dritë s’ka jetë”, shprehet i kënaqur, Xhinovci.
Në Makermal projekti ka përfshirë dy lagje. Në lagjen Guxhuli janë ndërruar të gjitha shtyllat e vjetra dhe janë vendosur krejtësisht të reja dhe me kabllo të izoluar, ku është evituar rreziku përgjithmonë. Kurse në lagjen Xhinovci është vendosur një trafo e re si dhe janë ndërruar të gjitha shtyllat që kanë qenë me përçues të zhveshur dhe të rrezikshëm për banorët e asaj lagje, dhe tani janë vendosur shtylla te reja me kabllo te izoluar (bistekë), ku është përmirësuar dukshëm tensioni.
KEDS po vazhdon projektin e investimeve nëpër të gjithë territorin e Kosovës në kuadër të Planit Zhvillimor, duke pasur prioritet lokacionet me rënie të tensionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'