LAJMI I FUNDIT:

Erdogan në vizitë dy-ditore në Serbi

Erdogan në vizitë dy-ditore në Serbi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan do të vizitojë sot Serbinë ku do të takohet me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç në një vizitë dy-ditore, për të përmirësuar lidhjet dypalëshe mes dy vendeve.

Sipas një deklarate me shkrim nga zyra e shtypit e presidencës, Erdogan shkon në Serbi pas vizitës së tij në Ukrainë dhe do të mbajë takime bilaterale, ndërsa me Vuçiqin do të nënshkruajë marrëveshje të ndryshme.


Gjatë vizitës së do të mbahet edhe Forumi i Biznesit Turqi-Siri, transmeton KosovaPress.

Ambasadori serb në Turqi,  Danilo Vucetic ka deklaruar më herët se vizita e Erdoganit do të synojë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe se presidenti do të shoqërohej nga një grup biznesmenësh.

Presidenti serb vizitoi Turqinë për Kongresin e 22-të Botëror të Naftës, i cili u mbajt në korrik.