LAJMI I FUNDIT:

Insigne: Isha gati ta lija futbollin, trajnerët më thoshin se jam shumë i shkurtë

Insigne: Isha gati ta lija futbollin, trajnerët më thoshin se jam shumë i shkurtë

Ylli italian, Lorenzo Insigne zbulon se ai ishte gati ta lë futbollin, sepse ishte shumë i shkurtër për të luajtur, ndërsa ka folur edhe për skuadrën e tij të zemrës, Napolin.  

Napoli është në krye të tabelës së Serie A me një rekord 100 për qind të fitoreve pas shtatë ndeshjeve, ndërsa është skuadra e parë ndonjëherë që arrit këtë, duke shënuar gjithashtu edhe 25 gola.

Insigne është njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës së Maurioz Sarrit, dhe presioni bie mbi të pasi është futbollisti i vetëm napolitan në skuadër.


“Çdo lojtar që përfaqëson qytetin e tij në shtëpi do të ketë disa probleme”, ka thënë fillimisht Insigne për UEFA.com.

Insigne tani është lojtar i madh dhe idhull i tifozëve të Napolit

“Duke qenë i vetmi napolitan në skuadër, mund të ndodhë që tifozët të presin diçka më shumë nga unë”.

“Mbaj mend kur isha fëmijë dhe kishte 70 mijë tifozë në Stadio San Paolo për një lojë në Serie C. Ju nuk e shihni atë askund tjetër”.

“Trajnerët më thoshin se kisha talent, por isha shumë i shkurtër për të luajtur”.

“Në një moment, unë desha të lë futbollin, pasi të gjithë skautët më treguan të njëjtën gjë dhe mendova se mund të ishte e kotë të vazhdohej. Pastaj kisha një provë me Napolin dhe  gjithçka shkoi mirë”, përfundoi talenti italian. /Telegrafi/