LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Roma më kërkoi para dy vitesh, por unë kisha nënshkruar për Bayernin

Ancelotti: Roma më kërkoi para dy vitesh, por unë kisha nënshkruar për Bayernin

Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se para dy vitesh, Roma i kishte bërë ofertë që ta merrte drejtimin e Giallorossëve, mirëpo ai kishte nënshkruar me Bayern Munichun.

Strategu italian u shkarkua nga bavarezët në javën e kaluar ashtu që është lidhur me shumë skuadra, duke përfshirë Milanin dhe përfaqësuesen e Italisë.

Kur e kërkoi Roma, ai sapo kishte nënshkruar për Bayernin

“(Presidenti i Romës, James) Pallotta më telefonoi para dy vitesh që të më merrte te Roma, mirëpo unë veçmë kisha nënshkruar për Bayernin”, ka treguar Ancelotti për Il Messaggero.


Kjo ka qenë periudha kur Roma e kishte shkarkuar Rudi Garcia (2015) dhe pastaj e angazhuan Luciano Spallettin si trajner.

Ancelotti e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist te Roma (1979-1987), prandaj gjithmonë ka dashur ta trajnojë klubin nga kryeqyteti italian.

Ancelotti ka qenë lojtar i Romës gjatë viteve 1979-1987

Sidoqoftë, trajneri ka vendosur të qëndrojë më i tërhequr nga syri publik. Ai ka refuzuar ta ndjekë nga afër ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë, si edhe nuk do të shkojë në derbin e Milanos.

“Nuk dua që të nxis spekulime të panevojshme apo t’i shkaktoj probleme dikujt tjetër”, ka thënë trajneri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori