LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Ukrainës, Bunjaku vjen me disa ndryshime (Foto)

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Ukrainës, Bunjaku vjen me disa ndryshime (Foto)
Muriqi në aksion ndaj Ukrainës

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj sot (e premte) ndaj Kombëtares së Ukrainës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Kosova është nikoqire e Ukrainës në takimin e parafundit të grupit I të vlefshme për eliminatoret e botërorit.

Stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi” është arena e “Dardanëve” për ndeshjet që Përfaqësuesja i zhvillon si vendas.


Bunjaku: Ndeshje e vështirë ndaj Ukrainës, duam të vazhdojmë paraqitjet e mira
Lexo po ashtu Bunjaku: Ndeshje e vështirë ndaj Ukrainës, duam të vazhdojmë paraqitjet e mira

Përfaqësuesja jonë ende nuk ka arritur të shënoj asnjë fitore në këtë ndeshje kualifikuese dhe pritet ta kërkoj me të gjitha forcat në ndeshje ndaj Ukrainës.

Edhe trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka vendosur ta freskojë skuadrën me disa emra të rinj në formacionin titullar.

Yarmolenko dhe Paqarada gjatë një aksioni

Ndryshimet e Bunjakut janë kryesisht në mesin e fushës, me Besar Musollin, i cili do të debutoj me Kosovën në krah të Hekuran Kryezit.

Mesfushori tjetër, Besar Halimi, do të luaj po ashtu në mesfushë, por me një rol të avancuar, së bashku me Bersant Celinën, i cili nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit dhe të përhershmin Milot Rashica.

Kompanitë e basteve tallen me Kosovën, Ukraina super-favorite (Foto)
Lexo po ashtu Kompanitë e basteve tallen me Kosovën, Ukraina super-favorite (Foto)

Porta dhe mbrojtja janë të paprekura nga ndeshja e fundit, ndërsa çelësi i sulmit mendohet t’i besohet shtatlartit prizrenas, Vedat Muriqi.

Ky takim është i fundit për Kosovën si vendas dhe do të filloj nga ora 20:45. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Kosovës: