LAJMI I FUNDIT:

Manekinet e vendosura për rritjen e sigurisë në trafik, po sjellin më shumë dëm se dobi (Foto)

Manekinet e vendosura për rritjen e sigurisë në trafik, po sjellin më shumë dëm se dobi (Foto)

Zyrtarët që merren me sigurinë në trafik në Herefordshire të Anglisë, kanë vendosur disa manekine në rrugë periferike, me pretendimin se mund të inkurajojnë shoferët të vozisin më ngadalë.

Mirëpo, pamja dhe veshjet e tyre po konsiderohen shumë provokuese, duke bërë që drejtuesit e makinave të mbesin duke i shikuar dhe të mos kujdesen sa duhet për ngasjen, transmeton Telegrafi.


Manekinia për mbrojtjen e sigurisë në trafik

“Ju lutem vozisni vetëm me 30 kilometra në orë”, është shënimi pranë tyre, që bënë me dije që nuk duhet rritur shpejtësia.

Kukullat e pazakonta nuk sjellën dobi

Mirëpo, numri i aksidenteve në ato zona nuk ka shënuar rënie, ndërsa sipas llogarive besohet se është rritur, ndërsa janë komentuar edhe si shqetësuese për fëmijët.

Dikujt iu ngjajnë me prostituta

“Duken më shumë si prostituta trotuari, se sa mbrojtëse rendi”, ka thënë një nënë e pakënaqur me këtë projekt të pazakontë. /Telegrafi/