Google prezantoi sot telefonin e shumëpritur Pixel 2 XL në një aktivitet të dedikuar duke na konfirmuar pothuajse çdo gjë që kemi ditur: Ekranin e madh me një dizajn të ri të trupit të telefonit i cili pothuajse eliminon plotësisht skajet.
Pjesa e pasme e telefonit ndahet në dy segmente dizajni, pjesa e sipërme prej xhami dhe e poshtme prej metali.
Por përmirësimi më i madh është pjesa frontale dhe ekranin 6 inç pOLED me rezolucion 2880×1440 piksel, densitet prej 538ppi dhe raport 18:9.
Ai mbrohet nga një xham Gorilla Glass 5, xhami më i fuqishëm sot implementuar tek telefonët inteligjentë. Ekrani gjithashtu ofron teknologjinë “always-on” duke treguar informacion me rëndësi si njoftimet apo orën.
Pixel 2 XL ndjek hapat e iPhone duke zëvendësuar kufjet 3.5 mm tradicionale me një portë USB-C dhe vjen në dy opsione 64 dhe 128GB.
Specifikat e Pixel 2 XL
- Ekrani: 6 inç 2880×1440 piksel pOLED
- Procesori: tetë bërthama Snapdragon 835
- RAM: 4GB
- Memorja: 64GB ose 12GB
- Kamera: 12 megapiksel e pasme, 8 megapiksel frontale
- Bateria: 3,520 mAh
- Të tjera: rezistencë ndaj ujit IP67, kornizë e cila ngjeshët, pa kufje 3.5 mm
Një tjetër suprizë është trupi i telefonit i cili mund të ngjeshët për të realizuar komanda të ndryshme. Një përdorues mjafton të aplikojë presion në secilën prej anëve të telefonit për të aktivizuar Asistentin e Google.
Bokset janë vendosur në pjesën frontale të telefonit me një trup prej alumini. Kamera frontale e telefonit është 8 megapiksel ndërsa e pasmja 12 megapiksel me hapje f/1.8.
Hardueri i kamerës pothuajse ngelet i pandryshuar nga viti i kaluar por është përmirësuar duke përdorur softuerin e Google dhe stabilizimin optik të imazhit për fotot por edhe videot.
Google mori 98 pikë nga firma DxOMark, duke “mundur” iPhone 8-ën dhe Galaxy Note 8-ën.
Softueri i kamerës ofron një modalitet portreti të ngjashëm me iPhone, por ndryshe nga ky i fundit i cili ka dy kamera për të performuar këtë detyrë, i pari ka vetëm një kamër.
Pixel 2 XL kushton 849 dollar dhe porositë fillojnë ditën e sotme në Australi, Kanada, Gjermani, Indi, Britani dhe SHBA.
Pixel 2
Pixel 2 është varianti i vogël i flagshipit Pixel 2 XL, një konkurrentë i denjë i iPhone 8 dhe Galaxy S8.
Me ekran prej 5 inç me rezolucion prej 1920×1080 piksel ky është modeli më i lirë që ofron Google.
Ai është thuajse identik me “vëllain e madh” me përjashtim të disa karakteristikave të ekrani, madhësisë së baterisë. Ai ka të njëjtin procesor Snapdragon 835, të njëjtat kamera të pasme dhe frontale dhe të njëjtat bokse.
Pixel 2 është prodhuar nga HTC ndërsa Pixel 2 XL është prodhuar nga LG. Megjithatë Google këmbëngul se i ka prodhuar vetë këto telefonë.
Specifikat e Pixel 2
- Ekrani: 5 inç 1920 x 1080p OLED
- Procesori: tetë bërthama Snapdragon 835
- RAM: 4GB
- Memorja: 64GB ose 128GB
- Kamera: 12 megapiksel e pasme, 8 megapiksel frontale
- Bateria: 2,700 mAh
- Të tjera: rezistencë ndaj ujit IP67, kornizë e cila ngjeshët, pa kufje 3.5 mm
Prej 10 vitesh telefonë inteligjentë, pjesa më e madhe e prodhuesve vetëm se kopjonin dizajnët e njëri tjetrit.
Nuk është aspak e lehtë të diferencoheni nga të tjerët ku e gjitha që mund të përzgjidhni është mes xhamit dhe metalit. Megjithatë së fundi po shohim filozofi dizajnësh dhe konceptesh të ndryshme.
Google sapo ka filluar të hedhë këto themele duke integruar harduerin dhe softuerin e prodhuar nga kompania. /PCWorld Albanian
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës