LAJMI I FUNDIT:

Callejon: Napoli beson në Scudetto

Callejon: Napoli beson në Scudetto

Futbollisti ofensiv i Napolit, Jose Callejon, thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij besojnë se mund ta fitojnë titullin e Serie A këtë sezon.

Partenopei i kanë fituar të gjitha shtatë ndeshjet e para sezonale dhe janë në krye të tabelës së kampionatit italian.


Napoli ka dy pikë më shumë se kampioni Juventus (Twitter/Napoli)

“Ne besojmë”, është përgjigjur Callejon për Sky kur është pyetur rreth titullit.

“Shpresojmë që ky të jetë viti i duhur, mirëpo ka edhe shumë punë për t’u bërë. Duhet të luajmë në këtë mënyrë deri në fund, të angazhohemi shumë dhe të japim maksimumin në secilën ndeshje”.

“Sidoqoftë ne kemi besim, sepse jemi skuadër e fortë. Të gjithë janë në formë të shkëlqyer, duke nisur nga Pepe Reina e deri te lojtari i fundit në bankën rezervë”.

“Ne kemi respekt të madh për trajnerin (Maurizio Sarri) dhe ai po na drejton që të luajmë mirë”, ka shtuar Callejon.

Napoli i ka fituar të gjitha shtatë ndeshjet e para në Serie A (Twitter/Napoli)

Napoli ka dy pikë më shumë se kampioni Juventus që është në vend të dytë, ndërsa pikë të barabarta me Bianconerët ka edhe Interi.

Atalanta e ndal Juven, Berisha mbron penalltinë e Dybalas (Video)
Lexo po ashtu Atalanta e ndal Juven, Berisha mbron penalltinë e Dybalas (Video)

Zonja e Vjetër e pati ndalesën e parë në fundjavën që shkoi duke luajtur baras (2-2) kundër Atalantas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori