LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku flet për Telegrafin: Tregon gjendjen e fundit të përfaqësueses (Video)

Bunjaku flet për Telegrafin: Tregon gjendjen e fundit të përfaqësueses (Video)

Kosova do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve të botërorit “Rusia 2018”.

Përfaqësuesja jonë do të takohet para shikuesve të vetë në stadiumin “Loro Boriçi” me kombëtaren e Ukrainës.

Para takimit të së premtes, në një prononcim për Telegrafin ka folur trajneri Albert Bunjaku, ku konfirmoi se do të jetë edhe në dy ndeshje zyrtare si trajner i përfaqësueses sonë.


“Këto janë dy ndeshjet e mia zyrtare të fundit. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për me përfaqësuar shtetin kundër dy kombëtareve si Ukraina dhe Islanda, të cilat luftojnë për vendin e parë, gjë që tregon se çfarë kundërshtar kemi pasur. Ne do të vazhdojmë të bëjmë ato performancat tona të mira, ku për fat të keq nuk e kemi pas fatin e mjaftueshëm”, tha Bunjaki.

Bunjaku publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Ukrainës dhe Islandës (Foto)
Lexo po ashtu Bunjaku publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Ukrainës dhe Islandës (Foto)

“Më herët i kemi pasur katër lojtarë që janë të lënduar dhe dy që nuk kanë të drejt me luajt lojën e parë. Tani na u kanë shfaqur edhe probleme të tjera, ku Besari (Halimi) ka një lëndim, gjithashtu edhe për Bledarin (Hajdini) do të marrim vend nesër dhe nuk janë kushte optimale”, tha Bunjaku.

Ndryshe, Kosova të premten do të takohet me Ukrainën në ndeshjen e fundit para shikuesve të vetë për eliminatoret e botërorit, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Rusi.

Vlen të theksohet se në takimin e fundit të këtij cikli të kualifikueseve, Kosova do ta zhvillojë më 3 tetor (e hënë) kundër Islandës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori