LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FFK-së kërkojnë që punimet në Stadiumin e Prishtinës të kryhen sa më parë

Krerët e FFK-së kërkojnë që punimet në Stadiumin e Prishtinës të kryhen sa më parë

Në selinë e FFK-së është mbajtur konferencë për media, ku nënpresidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë folur rreth punimeve në stadiumin e Prishtinës, i cili duhet patjetër të jetë i gatshëm në mars, në mënyrë që të licencohet nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve kualifikuese në vitin e ardhshëm.

“Sipas procedurave që i ka UEFA, stadiumi ku do t’i luajmë ndeshjet e ciklit të ardhshëm kualifikues dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve duhet të paraqitet në UEFA më së largu deri në mars. Për këtë arsye së bashku me presidentin Vokrri kemi qenë në takim te kryeministri Ramush Haradinaj, ku kemi kërkuar që përfundimet e punimeve në stadiumin e Prishtinës të jenë prioritet i Qeverisë, pasi në të kundërtën rrezikojmë të luajmë sërish jashtë vendit, që do të ishte e pafalshme”, ka theksuar Salihu.


Ai tutje ka theksuar se në takim te kryeministri si prioritet i dytë është caktuar Stadiumi Kombëtar, i cili do të ndërtohet në periferi të Prishtinës, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Nënpresidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu (FFK)

“Faza e fizibilitetit të Stadiumit Kombëtar është në përfundim e sipër dhe presim që qeveria t’i përmbushë kërkesat tona, sepse në këtë mënyrë e ruan imazhin e shtetit. Apelojmë te të gjitha institucionet që t’i zgjidhin këto dy çështje që janë jetike për futbollin kosovar. Shpresojmë se ndeshja e të premtes kundër Ukrainës do të jetë e fundit që do të zhvillohet jashtë shtetit tonë, derisa falënderojmë FSHF-në dhe bashkinë e Shkodrës për përkrahjen që kanë dhënë për zhvillimin e ndeshjeve në ‘Loro Boriçi’”, ka shtuar Salihu.

Ai ka theksuar se puna në stadiumin e Prishtinës ka ngecur te nënshkrimi i aneks-kontratës për punët shtesë që kanë dalë pas kërkesës së inspektorëve të UEFA-s, por që pritet që kjo të zgjidhet sa më parë.

Një çështje tjetër e cila është diskutuar me kryeministrin Haradinaj, sipas nënpresidentit Agim Ademi, ka qenë edhe zgjidhja e problemit rreth menaxhimit të stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku duhet të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Mitrovicës, më mënyrë që të krijohet një menaxhment, i cili do të përkujdesej për stadiumin. Sipas Ademit, tash për tash stadiumi në Mitrovicë mbikëqyret nga një kompani sigurimi e kontraktuar nga FFK-ja.

Konferenca për media (FFK)

“Është shqetësues fakti që dje në stadium në kohën kur ka qenë Kombëtarja e Kosovës duke zhvilluar stërvitjet nuk ka pasur rrymë dhe kjo është e papranueshme për ne. Kjo ka ndodhur për shkak të borxhit që ka stadiumi, por kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë. Besoj se qysh javën e ardhshme ministri i sportit do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e këtij problemi. Për ne si Federatë është primare që krahas funksionalizimit të dy stadiumeve në Prishtinë e Mitrovicë dhe Kampit Nacional në Obiliq, që po ashtu tashmë ka hyrë në fazën e konkretizimit, të kemi edhe Stadiumin Kombëtar në Bërnicë, me çka do ta përmirësonim dukshëm infrastrukturën sa i përket ekipeve kombëtare. Na gëzon fakti se për Stadiumin Kombëtar kanë konkurruar nëntë kompani të njohura që kanë ndërtuar stadiume në tërë botën. Janë klasifikuar gjashtë prej tyre, të cilat do ta bëjnë projektin e fizibilitetit dhe në fund do të zgjidhet projekti më i mire”, është shprehur Ademi.

Në këtë konference u bë e ditur se presidenti Fadil Vokrri është në proces të negociatave me disa federata për zhvillimin e një ndeshje miqësore në muajin e ardhshëm në Mitrovicë, që do të ishte një uverturë e mirë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese që do të zhvillohen në Kosovë.

Gjatë konferencës u ndanë çeqet për dy klubet që e përfaqësuan Kosovën në garat evropiane, Trepça ’89 dhe Prishtina (FFK)

Ndërkohë, në pjesën e dytë të konferencës u ndanë çeqet për dy klubet që e përfaqësuan Kosovën në verë në garat evropiane. Trepçës’89 iu dorëzua çeku prej 480 mijë euro, derisa Prishtinës çeku prej 215 mijë euro. Me këtë rast sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu ka bërë të ditur se edhe në të ardhmen skuadra kampione do të shpërblehet me 260 mijë euro, derisa për pjesëmarrje në fazën e parë të kualifikimeve edhe me 220 mijë euro, që do të thotë kampioni i ka të sigurta 480 mijë euro. Ndërkaq, fituesit të Kupës do t’i takojnë 215 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori