Hoti: Platforma e LDK-së për zhvillimi lokal, e vetmja adresë për zhvillimin e komunave
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka prezantuar të mërkurën Platformën e Zhvillimit Ekonomik Lokal edhe në Gjakovë, ku kanë marrë pjesë edhe kandidatë të saj nga komunat përreth.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është hera e parë që një parti politike në Kosovë i fton bizneset për të biseduar për Platformën e Zhvillimit Ekonomik Lokal, sepse zakonisht komunat janë parë si institucione që për qytetarët më tepër ofrojnë shërbime administrative.
Ai tha se mundësitë dhe kompetencat e komunave janë shumë më komplekse, siç janë: punësimi, zhvillimi ekonomik, orientimi i zhvillimit, çështjet infrastrukturore, arsimi, shëndetësia, çështja e ambientit e të tjera.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se është fakt i pamohueshëm se, kur flitet për zhvillim ekonomik, adresa e vetme është LDK-ja.
“Ne jemi parti e djathtë dhe kjo parti beson se bizneset janë promotor i zhvillimit ekonomik. Po dëgjoj kritika ndaj LDK-së dhe unë pajtohem se nuk jemi shtëpi perfekte, sepse nuk ka shtëpi perfekte, por është mirë që krahasimi të bëhet në raport me të tjerët, duke shikuar se çfarë ofrojmë ne, e çfarë ofrojnë ata”, ka thënë Abdixhiku.
“Kur ata flasin për biznesin dhe zhvillimin ekonomik, fjalën e kanë për bizneset e tyre personale. Këta janë të vetmit njerëz që e kanë zbuluar tenderomaninë, korrupsionin, kapjen e shtetit, haraçin. Ndërsa, të dytët janë ata që ende besojnë në revolucion, derisa në platformën e tyre e kanë mbi 30 për qind tatim në biznes, prandaj asnjëra, e as pala tjetër nuk janë zgjidhje për qytetarin. Në fakt ata janë të zënë me grushtime, fyerje e çka jo tjetër, ndërsa ne jemi të zënë me tubime si kjo sot”, ka shtuar Abdixhiku.
Ai pohoi se në platformën e LDK-së janë renditur 10 shtylla, të cilat janë bërë në konsultim me kryetarë të komunave. Zhvillimi dhe funksionimi i zonave ekonomike, rishikimi i taksave komunale (ulja e tatimit në pronë në secilën komunë që do të qeverisë LDK-ja), rritja e financimit komunal (gjetja e mundësive për rritjen e buxhetit komunal pa u mvarur krejtësisht nga qeveria), rregullimi urban në funksion të zhvillimit të biznesit, mbrojtja e ambientit, transporti e infrastruktura, subvencionimi i prodhimeve dhe bizneseve vendore, bujqësia dhe zhvillimi rural gjithëpërfshirës, shërbimet publike efikase dhe e fundit, arsimi, janë pikat e platformës zhvillimore të LDK-së, për të cilat Abdixhiku ka folur me detale.
Bekim Ermeni, kandidat për kryetar të Gjakovës, po ashtu ka folur për shtyllat kryesore të zhvillimit, konkretisht për komunën e tij.
Ai ka theksuar se gjatë qeverisjes së LDK-së, Gjakova do të përjetojë zhvillim shumë më të madh se sa ai që e pati nga qeverisja e kaluar, e cila më shumë ka propaganduar se sa që ka kryer punë. Ermeni ka shtuar se do të ketë kujdes shumë më të madh edhe në ndarjen e granteve, ndërsa vlera mbështetëse do të rritet në vazhdimësi, ndërkohë që ka premtuar e Çarshisë së Madhe, një vlerë historike e Gjakovës.
Kandidati i LDK-së për kryetar ka premtuar edhe për disa projekte tjera të rëndësisë së madhe për komunën e Gjakovës, të cilat i ka elaboruar veç e veç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A