LAJMI I FUNDIT:

Huawei Mate 10 mund të kushtojë mbi 900 dollarë

Huawei Mate 10 mund të kushtojë mbi 900 dollarë

Sipas një raporti nga Franca, Huawei Mate 10 do të ketë një tipar të ngjashëm me DeX -in – një mënyrë që e kthen procesorin e ri të Huawei – Kirin 970 në një desktop të plotë.

Thuhet se kjo do të bëhet përmes një lidhjeje si DisplayPort që del nga porta USB-C dhe që transmetohet nga një port.


Çuditërisht, kjo mund të mbështesë çdo  DisplayPort, jo vetëm pajisjet e Huawei. Një promovim i kohëve të fundit premtonte se Mate 10 nuk është një telefon por një “makinë inteligjente”.

Gjithsesi, një mirësi e tillë nuk do të vijë e lirë. Shenjat e hershme (ndoshta të pasakta) janë se Mate 10 Pro do të kushtojë 930-940 euro në kontinentin e vjetër – me çmim shumë afër Galaxy Note8.