LAJMI I FUNDIT:

Qeveria do të diskutojë për përmbushjen e planit 3-6-9

Qeveria do të diskutojë për përmbushjen e planit 3-6-9

Në seancën e Qeverisë së Maqedonisë do të shikohen informacionet për kushtet dhe avansimin e procesit për integrimet në BE dhe dinamika e permbushjes së planit 3-6-9, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para ministrave të qeverisë do të jenë informacionet nga takimi i nënkomunitetit për transport, mjedis, energjetik dhe zhvillimit rajonal, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë, ashtu siç do të vlerwsohet ecuria e vendit në procesin për afrimin e standardeve ndaj BE-së.

Në seancë do të jenë edhe informacionet mbi të dhënat statistikore për çështjet penale nga lëndë me korrupsion për vitin 2016, informojnë shërbimi për shtyp në Qeveri. /Telegrafi/