LAJMI I FUNDIT:

Mati I me park dhe shkollë të re

Mati I me park dhe shkollë të re

Komuna e Prishtinës ka nisur një varg projektesh në lagjen Mati I.

Kryetari Shpend Ahmeti tashmë ka ndarë 1 milion euro për ndërtimin e katër parqeve rekreativo-sportive në vitin 2018.

Njëri nga këto parqe do të jetë në lagjen Mati I, në stilin e parkut tek “1 Tetori”, me hapësira të mjaftueshme për sport dhe rekreacion si për fëmijë ashtu për të rritur.


Qeverisja e VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë po ashtu ka ndarë lokacionin për shkollën e re në këtë lagje, shkollë kjo e cila përveç që do të jetë më afër banorëve të lagjes, do ta ulë dukshëm numrin e nxënësve në shkollat përreth.

Ndërtimi i saj do të bëhet sipas marrëveshjes së nënshkruar tashmë me IFC, për ndërtimin e pesë shkollave të reja në Prishtinë.

Shumica e rrugicave veçse janë shtruar, dhe pjesa e mbetur do të përfundojë shumë shpejt. Po ashtu, po investohet edhe në zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publike, si dhe rregullimin e oborrit të shkollës “Pavarësia”.

Kërkesat që banorët ia kanë drejtuar Komunës po realizohen gradualisht, kështu, dalë ngadalë, Mati I po kompletohet si lagje.