Ish-sulmuesi legjendar i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare këmbëngul se skuadra që ai është drejtor sportiv, Lazio, është duke luajtur futbollin më të mirë në Itali dhe çuditet kur njerëzit ende i cilësojnë si surprizë.
Skuadra Biancoceleste ishte një zbulim në sezonin e kaluar kur arriti në finalen e Kupës së Italisë dhe përfundoi në vendin e pesti në Serie A.
Por, pavarësisht humbjes së shërbimeve të Keita Balde Diaos, Lucas Biglias dhe Wesley Hoedt, ata kanë shkuar vetëm duke u bërë më të fortë.
Këtë më së miri e tregon fitorja e thellë 6-1 në javën e fundit në Serie A ndaj Sassuolos, dhe për këtë Tare ka thënë që mos t’i cilësojnë si befasi.
“Është shqetësuese që njerëzit të vazhdojnë të thonë se Lazio është surpriza e Serie A. Kjo skuadër nuk është më një surprizë, pasi nga viti në vit kemi përmirësuar projektin dhe tani po korrin sukseset”, ka thënë fillimisht Tare për Mediaset Premium.
“Duhet shumë qëndrueshmëri për të qëndruar në krye, pasi Juventusi, Napoli, Inter dhe Roma kanë një mentalitet fitues dhe lojtarë cilësorë”.
“Lazio po shkon në atë nivel në vitet e fundit dhe na duhen edhe më shumë tifozë tanë në stadium”.
“Është zhgënjyese që Lazio të luajë futboll fantastik, ndoshta futbollit më të mirë në Itali në këtë moment, me një pjesëmarrje që lë shumë për të dëshiruar”, përfundoi ish-bomberi shqiptar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi
Ankesa në gjykimin e ndeshjes, Adana Demirspor largohet nga fusha në përballje me Galatasarayn
Plymouth ‘shokon’ Liverpoolin, duke e eliminuar nga FA Cup
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin
Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq
Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës
Ankesa në gjykimin e ndeshjes, Adana Demirspor largohet nga fusha në përballje me Galatasarayn
Forma e shkëlqyer e Moise Kean - dy gjigantët e Ligës Premier mendojnë ta paguajnë klauzolën e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi