LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nuk do lejoj asnjë shkelje pa e adresuar aty ku e ka vendin

Tahiri: Nuk do lejoj asnjë shkelje pa e adresuar aty ku e ka vendin

Pas suspendimit të tre zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka thënë se kjo është bërë me qëllim që t’i hapet rrugë një hetimi të pavarur mbi rastin e fundit të arratisjes së një personi që ishte në vuajtje të dënimit në Dubravë, përderisa ishte arratisur nga QKUK-ja, ku ishte për trajtim.
Ai më tej ka theksuar se do të ketë hetime të pavarura dhe se do të jetë i pa kompromis që përgjegjësia të shkojë në adresën e duhur.

Lexojeni më poshtë postimin e Tahirit në Facebook:

“Suspendimet e sotshme të tre zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë bërë me qëllim që t’i hapet rrugë një hetimi të pavarur mbi rastin e fundit të arratisjes së një personi që ishte në vuajtje të dënimit në Dubravë, përderisa ishte arratisur nga QKUK-ja, ku ishte për trajtim. Do te këtë hetim të pavarur dhe nuk kam asnjë paragjykim për askënd, por do të jem i pa kompromis që përgjegjësia të shkojë në adresën cilado qoftë ajo. Jam duke bashkëpunuar ngushtë me organet e policisë dhe prokurorisë që personi të kthehet në vuajtje të dënimit. Uroj që ky mesazh të kuptohet drejtë: Papërgjegjësia do të ndëshkohet. Nuk do lejoj asnjë shkelje pa e adresuar aty ku e ka vendin”./Telegrafi/