LAJMI I FUNDIT:

Nga Kalaja e Prizrenit, Haradinaj premton liberalizimin e vizave (Video)

Nga Kalaja e Prizrenit, Haradinaj premton liberalizimin e vizave (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njëherësh edhe kryetar i AAK-së ka qëndruar në Prizren për të mbajtur tubimin elektoral të partisë që drejton.

Haradinaj ka pasur fjalë të mira për kandidatin e AAK-së për kryetar të kësaj komune, Lulzim Kabashi.

“Lulzimi pak sikur të ketë hapësirë, punon shumë, kështu që me 22 tetor e keni mundësinë që t’ia jepni hapësirën që ta rregullojë Prizrenin”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.


Ai ma tej nga Kalaja e Prizrenit ku është mbajtur tubimi ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën në kohë rekorde.

“Integrimet euroatlantike janë jetike për Kosovën. Pesha e miqësisë me SHBA është e padiskutueshme” ka shtuar ai.

Më tej Haradinaj ka thënë se ata nuk do të kenë asnjë tolerancë mbi përdorimin e drogës nëpër shkolla.