Një hetim i policisë italiane çoi më 16 shtator 2016 në arrestimin e 16 personave, kryesisht me kombësi shqiptare dhe tuniziane, të cilët kontrollonin tregun e drogës në lagjen “Cristo Re”, Trento (Itali).
Organizatës iu sekuestrua rreth 4 kg lëndë narkotike (1.7 kokainë, 2.2 heroinë) dhe janë regjistruar rreth 1.000 episode shpërndarje droge në doza të vogla: Rreth 1.5 kg heroinë e kokainë me një vlerë tregu rreth 800.000 euro. Gjithashtu, bandës iu sekuestruan edhe 10.000 euro, raporton “Syri”.
Në krye qëndronin shqiptarët, të cilët përdornin si shpërndarës droge në rrugë tunizianët. Vetë shqiptarët e bandës ishin thuajse të gjithë të martuar dhe me fëmijë.
Tashmë është dhënë edhe dënimi. Për 16 anëtarët e bandës është dhënë rreth 100 vite burgim në total, raportojnë sot mediat lokale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251