LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Mos e leni që dikush tjetër prapë të udhëheq me Mitrovicën

Pacolli: Mos e leni që dikush tjetër prapë të udhëheq me Mitrovicën

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë fushatës elektorale sot në Mitrovicë, ka premtuar një Mitrovicë dinjitoze për qytetarët e këtushëm dhe vazhdim të të gjitha projekteve të filluara para katër viteve nën udhëheqjen e AKR-së.

Sipas tij, tani janë krijuar mundësitë e mira për mbështetje nga qendra drejt komunës së Mitrovicës, pas ardhjes së tij në qeveri, ndërsa ka porositur qytetarët që në zgjedhjet e 22 tetorit ta votojnë AKR-ne dhe mos ta lëshojnë një mundësi të mirë për ta.

“Tani kanë ndryshuar gjërat, AKR-ja është pjesëmarrëse e qeverisë qendrore dhe nga aty në bashkëpunim me Agimin ne do ta jetësojmë ëndrrën tonë. Do ta jetësojmë zonën e lirë ekonomike, e cila nuk do të kufizohet vetëm në jug, por të shtrihet edhe andej Ibrit. Agimi kreu një qendër shumë të madhe tregtare këtu, fushat sportive, qendrën rekreative, u bënë riparimet e kësaj salle, filloi Parkun Industrial, i cili do të jetë i fuqishëm. Ne filluam të punojmë edhe në jetësimin dhe rihapjen e minierave të Trepçës, unë nuk e di kush ka punuar dhe kontribuuar më shumë se sa Agimi me bashkëpunëtorët e tij. Fati e deshi që ne të mos jemi në qeveri dhe tani ne jemi aty dhe ju tregoj se Trepça është e para që do të trajtohet”, ka thënë Pacolli.


Ai ia ka bërë thirrje elektoratit mitrovicas që të votojnë për AKR-në, pasi kjo parti ka dëshmuar veten në qeverisjen lokale dhe për kthimin e dinjitetit të qytetarëve mitrovicas.

“Mos e leni që dikush tjetër prapë të udhëheqë me Mitrovicën, sepse ata nuk dinë dhe nuk kanë shpirt të udhëheqin me të. Në anën tjetër ju tregoj edhe diçka. Është kombinimi më i mirë i implementimit të punës qeveria lokale me atë qendrore. Jemi aty, mos e lëshoni këtë shans ju them të gjithë mitrovicasve, sepse ka ardhur momenti që Mitrovica të bëhet një qytet dinjitoz për qytetarët e vet”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa, kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasi ka përmendur projektet e arritura gjatë mandatit të tij, tha se nuk do të lejojë që Mitrovica të lihet në duart e dikujt të cilët vetëm do ta shkatërrojnë atë dhe do të përfitojnë për vete.

“Mitrovica edhe katër vite do të jetë një vend i përzgjedhur për çdo qytetar të Kosovës për t’u vizituar, sepse nuk do të lejojë që Mitrovica të lihet në duart e dikujt të cilët mendojnë vetëm ta shkatërrojnë dhe të përfitojnë për vete. Këtë punë dhe këtë djersë që kemi derdhur së bashku nuk do të lejojë të shkojë huq, por do të jem zot shtëpie përsëri në Mitrovicë”, theksoi Bahtiri. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Kalo në kategori