Pagat e punëtorëve të sektorit publik do të rriten që nga viti i ardhshëm, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza.
REL: Kur pritet të përfundojë procesi i rishikimit të buxhetit për këtë vit dhe kur mund alokohen obligimet financiare ndaj ndërmarrjeve dhe kompanive të ndryshme, por edhe për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor?
Hamza: Rishikimin e buxhetit e kemi proceduar në kabinetin qeveritar. I njëjti është në Kuvendin e Kosovës dhe ne presim që brenda procedurave sa më të shkurta të mundshme që lejojnë rregulloret e Kuvendit, ky projektligj të vendoset në rend dite dhe të përfundohet.
Në kabinetin qeveritar e kemi përfunduar rishikimin e buxhetit në atë mënyrë që ne e kemi kthyer buxhetin në një buxhet real, të qëndrueshëm, bazuar në të hyra të qëndrueshme dhe jo mbi bazën e disa situatave hipotetike dhe disa supozimeve, por i kemi adresuar problemet kryesore që janë shpërfaqur gjatë kësaj kohe.
Është adresuar çështja e pagesës së pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, është një shumë jashtëzakonisht e madhe për këtë kohë, rreth 26 milionë euro është dashur të mobilizohen. Është adresuar çështja e zgjedhjeve lokale, vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe janë siguruar 50 milionë euro për autostradën Prishtinë – Shkup.
Dhe, ne besojmë se në fund të vitit do të mobilizojmë edhe mjete shtesë që të jemi korrekt me ekzekutuesin e punimeve dhe mos të fillojmë vitin e ri, me obligime nga ky vit.
Do të thotë të ruajmë edhe reputacionin e vendit që jemi korrekt në pagesa për punët e kryera.
Ka edhe disa rregullime tjera të brendshme, është ruajtur deficiti buxhetor brenda rregullës fiskale dhe është ruajtur bilanci bankar sipas legjislacionit në fuqi. Pavarësisht që ne nuk jemi në program me Fondin Monetar Ndërkombëtar e kemi diskutuar dhe harmonizuar në mënyrë të detajuar këtë projektbuxhet. Ne edhe në të ardhmen do të jemi bashkëpunues me FMN-në dhe besoj se do të dakordohen me politikat tona.
REL: Por, sa do të jetë shuma e buxhetit të Kosovës për vitin 2018?
Hamza: Vlera e buxhetit do të jetë mbi 2 miliardë euro, bazuar në burime të qëndrueshme. Sa u përket projeksioneve ne do të jemi të kujdesshëm që të jenë në përputhje me nivelin e rritjes ekonomike dhe normalisht për ndonjë pikë të përqindjes do të jetë më i lartë. Për shkak se ne e dimë se ekziston informaliteti dhe kërkojmë performancë prej agjencive që merren me administrimin e tyre, në këtë rast Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
Por, do të jetë buxhet i qëndrueshëm me të hyra reale, deficiti buxhetor do të ruhet më pak se 2 për qind dhe do të ruhet bilanci bankar që mundëson garantimin e likuiditetit të shtetit dhe mos të vjen në rrezik likuiditeti i shtetit.
Sigurisht, që në strukturë të buxhetit duhet të bëhen disa korrektime, sepse në të kaluarën kanë ndodhur disa keq-klasifikime brenda kategorive ekonomike. Këto do t’i diskutojmë edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
REL: Me shumën e këtij buxheti, zoti Hamza a mundësohet rritja e pagave për punëtorët e sektorit publik?
Hamza: Po, do të ketë rritje të pagave. Rritja e pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, me mundësitë reale buxhetore dhe gjithmonë duke e respektuar edhe legjislacionin në fuqi. Mirëpo, do të ketë rritje të pagave.
REL: Përafërsisht ndonjë përqindje?
Hamza: Ne jemi duke shikuar të gjitha mundësitë, jemi duke parë cila është rritja ekonomike nominale, sepse është meritore ajo çka thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës, cilat janë mundësitë reale buxhetore, gjithë infrastrukturën ligjore. Por, do të ketë rritje të pagave, por rritje të pranueshme dhe rritje reale që të mos e rrezikojmë stabilitetin makrofiskal.
REL: Sa parashihet që të jetë rritja ekonomike në vend vitin e ardhshëm?
Hamza: Rritja ekonomike viteve të fundit ka shkuar në mesatare rreth 3.5 për qind. Ne kemi parashikimet dhe kemi skenarin bazë, që është skenari i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që vitet e ardhshme, diku sipas parashikimeve (për rritjen ekonomike) sillet rreth 4 për qind.
Mirëpo, ne kemi një plan ekonomik që është goxha ambicioz, që është i bazuar dhe presim që, në supozime të qëndrueshme, nëse ndodhin ngjarje të caktuara, rritja ekonomike në Kosovë kalon 5 për qindëshin dhe kah fundi i mandatit të kësaj Qeverie ndoshta të arrijë më shumë se 6 për qind.
E them këtë, sepse përveç të hyrave, pra skenarit bazë, përmes të hyrave të rregullta në buxhetin e Kosovës, ne kemi një numër të caktuar të marrëveshjeve financiare, që janë të ratifikuara. Unë pres që ato të ekzekutohen dhe ta prodhojnë efektin e vet.
Jemi të interesuar që të marrim masa që ta përmirësojmë ambientin e biznesit dhe rritjen ekonomike ta bartim te sektorin privat, dhe sektori privat të jetë bartës i rritjes ekonomike dhe gjenerues i vendeve të reja të punës.
REL: T’ju kthehemi raporteve të Qeverisë së Kosovës me institucionet financiare ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës ka humbur një kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. A mund të riaktivizohet kjo marrëveshje dhe a pritet ndonjë marrëveshje me Bankën Botërore, dhe për cilat projekte?
Hamza: Unë jam në favor që të rritet borxhi publik, mirëpo të rritet shumë kujdesshëm me qëllim që gjeneratat e ardhshme të mos paguajnë për luksin e tanishëm. Nëse ka projekte, të cilat kanë kthim, kanë fizibilitet, kanë arsyeshmëri të lartë, unë jam që të rritet borxhi publik dhe jam që të negociojmë me institucionet, të cilat i kanë kushtet më të mira, edhe me Bankën Botërore edhe me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me institucione të tjera financiare ndërkombëtare.
Mirëpo, jo vetëm të merret borxh publik dhe të rritet borxhi publik dhe të mos prodhohet efekti në ekonomi. Prandaj, për borxhin publik do të jemi të kujdesshëm, do të negociojmë për projekte, të cilat kanë fizibilitet dhe për projekte, të cilat japin impakt për ndryshimin e gjendjes në ekonomi. Por, megjithatë gjithmonë jam ithtar i asaj që borxhi publik të shpërndahet nëpër gjenerata dhe jo një gjeneratë të huazojë më shumë dhe pastaj gjeneratat e tjera të paguajnë më shumë.
REL: Po për marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar?
Hamza: Sa i përket marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në të kaluarën ne kemi pasur diku katër marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Disa janë realizuar qind për qind suksesshëm, disa më pak suksesshëm. Ne jemi shumë të hapur për bashkëpunim shumë të ngushtë, pavarësisht a jemi në program apo s’jemi në program. Bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar më shumë ka dhënë efekt në Kosovë si rezultat në draftimin e ligjeve të mira dhe me standarde, në zhvillimin e reformave strukturore dhe në ngritjen e kapaciteteve humane.
Ne jemi të hapur që të bisedojmë dhe do të shohim se cila do të jetë forma e bashkëpunimit, mirëpo sa i përket nevojave që ne të financojmë nuk jemi të detyruar dhe gjendja aktuale ne nuk na detyron që të jemi në ndonjë marrëveshje financiare me asnjë institucion sa i përket ruajtjes së likuiditetit makro-fiskal. Ndërkaq, sa i përket zhvillimit të projekteve, ne jemi që të shohim se cilat janë ato projekte të identifikuara nga ministritë e linjës, nga komunat dhe jemi këtu t’i përkrahim. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje