LAJMI I FUNDIT:

Ivan Balliu do ta braktis kombëtaren shqiptare për Kataluninë

Ivan Balliu do ta braktis kombëtaren shqiptare për Kataluninë

Ivan Balliu ka vetëm një muaj që i është bashkuar kombëtares shqiptare.

Por sipas babait të tij, mbrojtësi i djathtë mund të bëhet shumë shpejt pjesë e një përfaqësueseje tjetër.

Balliu ka lindur në Katalonjë dhe sipas babait të tij, Salvadorit, nëse të dielën kjo krahinë spanjolle fiton pavarësinë pas referendumit që do të zhvillohet dhe krijon shtetin e saj, mbrojtësi mund t’i bashkohet ekipit që do ta përfaqësojë në arenën ndërkombëtare.


Ivan Balliu luan për skuadrën franceze të Metzit

“Momentalisht, ai ka mundësinë që të jetë futbollist i Shqipërisë. Por ndoshta në të ardhmen mund të luajë në arenën ndërkombëtare me formacionin katalanas”, tha Salvador Balliu për “El Diario de Girona”.

Balliu fillimisht nuk i ktheu përgjigje pozitive Shqipërisë, duke pranuar se nuk kishte shumë njohuri për prejardhjen e tij.

Por më pas ai pranoi ftesën që i bëri në shtator trajneri Christian Panucci duke iu bashkuar kuqezinjve me të cilët nuk ka debutuar ende. /360grade.al/

Në trend Sport

Më shumë
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

Boks
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

La Liga
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga

"Person special në jetën time" - Guardiolas po i largohet 'krahu i djathtë' nga Man City

Premier League
Kalo në kategori