LAJMI I FUNDIT:

SHBA thotë se i jep mbështetje transformimit të FSK-së dhe ratifikimit të Demarkacionit

SHBA thotë se i jep mbështetje transformimit të FSK-së dhe ratifikimit të Demarkacionit

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Michael Pence, priti të premten presidentin e Kosovës, Hashim Tha çi, “për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike dhe të begatë”.

“Nënpresidenti ka vlerësuar udhëheqjen e Thaçit, së bashku me atë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për avancimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Liderët janë pajtuar për rëndësinë e avancimit të reformave, për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe thellimin e rritjes ekonomike. Nënpresidenti ka shprehur mbështetje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes kushtetutës, dhe për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi”, përfundon komunikata e Shtëpisë së Bardhë.