Në mediumet komerciale këto ditë mund të shihni reklama në gjuhën shqipe nga OBRM-PDUKM me slloganin zgjedhor partiak “Gjithnjë punë, gjithnjë Maqedoni” me numër votimi 13. Kjo reklamë është transmetuar një televizion komercial, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi i partisë, Ivo Kotevski për “Makfaks” deklaroi se nuk është hera e parë që partia garon me reklama në gjuhën shqipe gjatë fushatës zgjedhore, për atë se nuk i ndanë votuesit në shqiptarë dhe maqedonas.
Kotevski tha se duhet të zbatohet politikë e barabartë për të gjithë.
“Programi do të transmetohet në mediume në gjuhën shqipe. Mendojmë se kështi do të përmirësohet klima politike, pasi për momentin ka pasur debakël të vërtetë” tha ai.
Para disa ditëve kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, deklaroi se disa mediume shqiptare kanë prezantuar partinë e tij si diçka të keqe dhe e cila ka punuar vetëm kundër shqiptarëve.
Ndërsa vlen të theksohet edhe fakti se nëse në zgjedhjet lokale në Bashkinë e Shkupit fiton kandidati i OBRM-PDUKM-së, Koce Trajanovski, zëvendës i tij do të jetë një shqiptar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUlje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?
Vijon sezoni i plazhit në Durrës, rezervime edhe për muajin shtator
Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve