Çelaj: Qytetarët mund të zgjedhin mes Prishtinës reale dhe asaj që udhëhiqet prej Facebook-ut
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka prezantuar platformën qeverisëse për kryeqytetin, në periudhën 2017 -2021.
Ai në tubimin e mbajtur me qytetarët e kryeqytetit ka thënë se kërkesa e vajzave të tij, ka bërë që ai ta marrë vendimin për të hyrë në këtë garë.
Çelaj tha se qytetarët janë para dilemës nëse dëshirojnë një Prishtinë reale me në krye PDK-në, apo një Prishtinës që udhëhiqet prej Facebook-ut.
“Kryeqytetasit mund të zgjedhin në mes asaj se a duan më shumë shkolla apo kifle. A duan më shumë kifle. A duan më shumë parkingje apo kungja”, ka thënë ai.
Çelaj tha se qytetarët janë lodhur nga qeverisja aktuale e Shpend Ahmetit, e cila e ka plot gojën shtet e për çdo ditë e përdhosin republikën.
Ai kërkoi përkrahjen e qytetarëve që ta kthejnë Prishtinën tek qytetarët.
Ndërsa, kreu i PDK-së, Kadri Veseli u shpreh i bindur se Çelaj do të triumfojë në Prishtinë, ashtu siç ka triumfuar në luftë. Ai tha se kundërkandidatët e Lirakut, nëse do ta kishin vetëm 5 për qind të kontributit të tij, nuk do ta linin të fliste fare.
Veseli theksoi se Prishtina për fat të keq është kryeqyteti më i pa strukturuar në Evropë. Ai e ka quajtur të turpshëm që udhëheqja e kryeqytetit, nuk e ka ndërtuar asnjë vijë për biçikletistë.
Kreu i PDK-së tha se asnjë rrugë me katër korsi nuk e kanë ndërtuar kryetarët e Prishtinës, që nga paslufta, por ende janë ato rrugë që janë ndërtuar në periudhën e komunizmit. Ai shtoi se Prishtina dhe prishtinasit janë lënë në mëshirën e fatit, duke shtuar se ka ardhur dita që ta ndalin keqqeverisjen e Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025