LAJMI I FUNDIT:

VV: Lagjja jonë me arsim të mirëfilltë

VV: Lagjja jonë me arsim të mirëfilltë

Gjatë mandatit të parë kishim premtuar arsim në shërbim të zhvillimit, çerdhe, barazi e shujta për fëmijë. I hapëm një numër çerdhesh dhe priten edhe të tjera. U hap “Botanika”, në lagjen MATI II; “Ngjyrat”, në lagjen Hajvalia; “Shtëpia Magjike”, në fshatin Besi (për herë të parë çerdhe në fshat), “Shkronjat”, në lagjen Arbëria III; “Zogjtë”, në lagjen Sofalia; dhe janë në përfundim ndërtimi i çerdhes në lagjen Kodra e Trimave për 240 fëmijë dhe në lagjen. Çmimi në çerdhet me bazë në komunitet subvencionohet nga komuna e Prishtinës në bazë të të ardhurave të prindërve

Kemi shpërndarë Kifle dhe qumësht falas për të gjithë fëmijët në klasat I-V dhe për nxënësit e klasave të VI-IX në shkollat e përfshira në mësimin tërë ditor. Kemi shpërndarë mbi 10 milion shujta për këto katër vite, duke mos lënë kështu asnjë nga këta nxënës të uritur. Kemi ndërtuar kënde të leximit në çdo shkollë në Prishtinë. Kemi instaluar 102 kabinete të reja për fizikë, kimi, biologji dhe farmaci, kemi pajisur 29 institucione edukativo-arsimore me pajisje teknologjike; dhe 7 shkolla me biblioteka shkollore. Kemi përmirësuar procesin e regjistrimit, përzgjedhjen e drejtorëve me komunitet, e deri te trajnimet e veçanta për ngritjen e cilësisë.

Natyrisht se këto nuk mjaftojnë. Për mandatin e dytë kemi paraparë një varg prioritetesh, që do të ndikojnë në kompletimin e rrjetit të shkollave. Tashmë është nënshkruar marrëveshja me IFC – Banka botërore për ndihmën për përgatitjen dhe implementimin e programit të PFI për ndërtimin e pesë shkollave në Komunën e Prishtinës në të njëjtën kohë. Në vitin 2018 fillon ndërtimi i shkollave të reja në lagjet Mati 1, Kalabria, Sofalia, Arbëria dhe Veterrnik. Me këto pesë shkolla do të kompletohet rrjeti primar i shollave fillore në Komunën e Prishtinës, dhe do të shkarkohen nga mbingarkesa shumë shkolla në qendër të Prishtinës.


Do të vazhdojë programi i zgjerimit të çerdheve me kosto të përballueshme në qytet. Lagjet me prioritet, janë Kalabria, Veterniku, Kolovica dhe Bardhoshi. Kjo nuk përjashton edhe hapjen e çerdheve të reja në lagje tjera ku gjejmë objekte të përshtatshme.

Do të vazhdojmë me reformën për mësimin gjithëditor në disa shkolla të Prishtinës, dhe po ashtu me reformën e caktimit të mësimdhënësve nëpër shkolla. Në diskutime me Sindikatën e Arsimit do të nisim iniciativa për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënësve aktual.

Edhe pse është përmirësuar dukshëm cilësia e rekrutimit, korniza ligjore mbetet si kufizim tepër i madh në këtë drejtim. Në mandatin e dytë do të kalojmë edhe në testime kompjuterike që shmangin mundësinë e vlerësimit subjektiv të kandidatëve për mësimdhënës.

Do të përmirësojmë cilësinë e ushqimit në shkolla fillore. Në diskutim me nutricistët, prindërit dhe shkollat, çdo vit do të shikojmë mundësinë e përmirësimit të cilësisë së shujtave për klasat I – V e cila tash përbëhet nga një qumësht dhe një kifle.

Për të gjitha këto, na duhet vota e qytetarëve të Prishtinës, përveç për kryetar komune, edhe për Kuvend Komunal.

Në trend

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Kalo në kategori