LAJMI I FUNDIT:

Vrau gruan, më pas edhe veten – pak pasi postoi një fotografi të dasmës së tyre në Facebook (Foto)

Vrau gruan, më pas edhe veten – pak pasi postoi një fotografi të dasmës së tyre në Facebook (Foto)

Një burrë dhe grua në të tridhjetat e tyre u gjetën të vdekur në orët e hershme të mëngjesit, në shtëpi të ndryshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, trupi i James Barnes, 30 vjeç, u gjet në shtëpinë e prindërve të tij pas mesnatës – përpara se gruaja e tij Amy të zbulohej 40 minuta më vonë.


Trupi i 32-vjeçares u gjet rreth 15 milje larg në zonën Rednal të Birminghamit në shtëpinë e çiftit, i cili u martua vetëm tre vjet më parë.

Policia beson se zonja Barnes u vra para se bashkëshorti i saj vrau veten në kopshtin e shtëpisë.

Thuhet se çifti ka jetuar në Rednall në një shtëpi moderne prej 190 mijë funtesh, ku u përshkruan nga fqinjët si një çift i përkryer normal dhe miqësor.

Më pak se tre orë para se të pretendohet se vrau gruan e tij, Barnes përditësoi pamjen e tij të profilit në Facebook me një foto të çiftit në ditën e tyre të dasmës.

Një nga fqinjët e çiftit në Rednalin, i cili nuk donte të bënte të ditur emrin tha: “Unë jam thjesht i mpirë nga ajo që kam dëgjuar deri më tani. Nuk mund ta besoj”.

“Unë nuk isha në dijeni se ata kishin ndonjë problem, sepse ata vetëm dukeshin si një çift i përsosur që ishin duke filluar jetën e tyre si një çift i martuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori