LAJMI I FUNDIT:

Dita parë e fushatës në Maqedoni, premtime të freskëta nga partitë politike

Dita parë e fushatës në Maqedoni, premtime të freskëta nga partitë politike

Partitë politike në Maqedoni në fillim të fushatës politike kanë filluar me premtime për të investuar dhe punuar për qytetarët për katër vitet e ardhshme.

Telegrafi Maqedoni do të ju sjell të gjithë të thënat dhe tubimet e mbajtura për ditën e djeshme, në një lajm.


Teuta Arifi, kandidate për një mandat të dytë në Komunën e Tetovës ka qëndruar para qytetarëve të Tetovës, së bashku me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti. ”Do ta votojmë zgjedhjen e problemit me mungesën e ujit për pije, do ta votojmë përmirësimin e kushteve në shkollat tona, do ta votojmë ngritjen e cilësisë në arsim, do ta votojmë rilindjen kulturore të qytetit, do ti votojmë rrugët e rindërtuara, do ta votojmë parkun e qytetit, do ta votojmë komunikacionin më të rregullt, do ta votojmë qytetin më të pastër,” ka theksuar Arifi para tetovarëve.

Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët në konventën promovuese në Tetovë ka deklaruar ”Shqiptaria mbrohej edhe në Strugë! Por, Shqiptarët do ta mbrojnë atje dhe jo politikanët që shohin vetëm interesat e tyre personale. Natyrisht që shqiptaria mbrohet në Likovë, mbrohet në Manasti e mbrohet në çdo vend ku ka shqiptar, ” tha Zijadin Sela, kandidat për Komunën e Strugës.

PDSH-ja e Menduh Thaçit ka prezentuar kandidatin e saj për Komunën e Tetovës, Bardhyl Dauti në fshatin Xhepçisht të Tetovës ku kanë folur për të ardhmen e komunës dhe për programet politike. Menduh Thaçi ka qenë gjithashtu në këtë tubim ku së bashku me afaristë të kësaj zone kanë biseduar për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lëvizja Besa ka zhvilluar takimin me kandidatët e saj për komunat shqiptare në Maqedoni, që së bashku me kryetarin e partisë kanë udhëtuar në Slloveni për trajnim tek instituti për zhvillim të komunave. Bilall Kasami, Xhemil Çupi, Amir Elezi, Selatin Jusufi dhe Labvdrim Elmazi do të qëndrojnë në Slloveni për të përfunduar projektin ”Korabi 2025″.

LSDM-ja ka qëndruar në Demir Hisar ku është prezentuar kandidati për kryetar të komunës. Zoran Zaev ka thënë se këto nuk janë zgjedhje të thjeshta komunale por janë zgjedhje për qytetarët dhe për një jetë të re ku do të zgjedhin lirinë. ”Qytetarët janë fuqia jonë e lëvizjes. Të punojmë së bashku për komuna më efikase.” deklaroi Zaev.

OBRM-PDUKM ka qenë në Ohër për të prezentuar kandidatin e saj në këtë komunë. Nikolla Gruevski ka prezentuar ekipin e këshilltarëve duke thënë ”Kemi plan që parashikon zhvillim real dhe të pasur në Maqedoni.” përfundon Gruevski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori