Ish-pjesëtari forcave speciale të UÇK-së, Rexhep Selimi i ka shkruar për ditëlindje një urim mjaft të veçantë Sylejman Selimit, i cili ndodhet në burg, duke i kujtuar një moment të vështirë në kohën e luftës, përball forcave serbe.
Selimi, në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se sot është ditëlindja e katërt rresht që Sylejman Selimi po e kalon në Burgun e Dubravës, padrejtësisht.
Postimi i plotë Rexhep Selimit:
“25 SHTATOR
Me 25 Shtator 1998 ishte nje dite luftimesh te rrepta. Ate dite e gjithe Drenica ishte e perfshire nga ofanziva e armikut. Madje nuk di a ka pasur ndonjehere luftime me shume se ate dite ne Drenice qe pas Epopese se Jasharajve.
Ishim nje grup luftetaresh nen rrethim ne Abri te Drenices ne nje pyll te vogel afer Lagjes Demaku. Te gjithe ishim ne pozicione luftimi duke pritur perpjekje me armikun i cili ishte ngado ate dite. Me ne ishte edhe Tahir Desku, luftetar dhe gazetar lufte. Me vete kishim edhe telefonin satelitor. Tahiri kerkoj qe ta hapnim telefonin, donte te raportonte per TVSH-ne. E hapa telefonin dhe ia dhash. E beri raportimin nen shkrepjen e granatave. Me kujtohet vec nje fjali ne fund te raportimit qe e tha Tahiri: “Jemi nen nje rrethim nga i cili zor se do te mund te dalim. Ky mund te jete raportimi i fundit i reporterit tuaj…” dhe e mbylli receptorin. U kthue kah ne dhe tha: Syle, a e din o … qe sot e ki ditelindjen? E nxori nje shishe raki nga qanta e tij dhe tha: “Gezuar ditelindjen Komandant”!… e di qe e qoi nje gllenjke dhe ia pash nje lot ne sy…
Pra ate dite ishte 25 Shtator – Ditelindja e Syles nen rrethim.
Sot eshte ditelindja e katert rrjesht qe Sylejman Selimi po e kalon ne Dubrave PADREJTESISHT. Nje dite edhe ai dhe te gjithe ata qe po mbahen padrejtesisht do ta gezojne Lirine per te cilin ishin te gatshem te vdisnin.
URIME DITELINDJA SYLE!” (sic.), ka shruar Selimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City