LAJMI I FUNDIT:

Drita vazhdon me fitore, ‘demolon’ Vllazninë e Pozharanit

Drita vazhdon me fitore, ‘demolon’ Vllazninë e Pozharanit

Skuadra nga Gjilani, Drita ka fituar në udhëtim te Vllaznia e Pozharanit me rezultat 4-0 në një ndeshje që në pjesë të parë u duk mjaft e vështirë, por që në të dytën ndryshoi gjithçka.

“Intelektualët” kanë vazhduar me fitore në Superligë, duke treguar forcën e vërtetë në takimin e sotëm (e diel) ndaj skuadrës së Vllaznisë, të cilëve iu dhanë katër gola.


Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, dhe pritej që pjesa e dytë të jetë shumë e vështirë dhe fituesi të dihej vetëm në fund të ndeshjes.

Megjithatë, kështu nuk ndodhi pasi Drita në pjesën e dytë arriti të shënoj katër gola duke shënuar një fitore të thellë, e dyta me radhë pas asaj ndaj Drenicës.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Fidan Gërbeshi, i cili shënoi nga penalltia në minutën 56, ndërsa goli i epërsisë 2-0 erdhi në minutën e 63 dhe ishte Xhevdet Shabani që shënoi me kokë.

Në vazhdim të ndeshjes, radha i erdhi edhe sulmuesit Kastriot Rexha, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 83 për 3-0, ndërsa vetëm një minutë më vonë ishte Përparim Livoreka, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar prej 4-0.

Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në vendin e katërt me 10 pikë dhe ndeshjen e ardhshme luan derbin e zjarrtë lokal ndaj Gjilanit, ndërsa Vllaznia renditet e 11-ta me vetëm tre pikë dhe luan në udhëtim te Flamurtari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori