Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka thënë se PDK-ja po i bën komplot kandidatit të pavarur për kryetar komune, Bekim Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se PDK-ja po e bën këtë për t’i fshehur përçarjet e mëdha brenda saj, duke e ditur se edhe ashtu do ta bllokojë në asamble.
“Sa shumë hipokrizi ka rreshtimi i PDK-së prapa Bekim Jasharit është e vështirë ta dimë, por jo edhe e pamundur!”, thuhet ndër të tjerash në atë shkrim.
“Në fakt, PDK po i bën komplot Bekim Jasharit. Krejt kjo, për t’i fshehur përçarjet e mëdha brenda saj, duke e ditur se edhe ashtu do ta bllokojë në asamble. Sa shumë hipokrizi ka rreshtimi i PDK-së prapa Bekim Jasharit është e vështirë ta dimë, por jo edhe e pamundur!”, thuhet më tej aty.
Lexojeni të plotë shkrimin:
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Skenderaj, me të gjitha kapacitetet e saj organizative është përgatitur për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.
Në mendësinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë çdo herë të ecurit krah për krah kundër të keqes, e tillë do të jetë edhe kësaj radhe. Andaj, me 22 tetor, do të jemi të gjithë bashkë kundër të keqes, e cila quhet PDK.
Na vjen mirë që edhe në Skenderaj po lindë pluralizmi politik, kandidimi i Bekim Jasharit për kryetar komune duhet të shihet si një mundësi e dytë që familja Jashari i jep qytetit të Skenderajt, por assesi si favor ndaj një grupi të pakënaqur në PDK. Në fakt, kandidimi i Bekim Jasharit, ishte, është, dhe duhet të jetë kandidim kundër keq-qeverisjes së PDK-së. Ndryshe nuk ka kuptim!
Bekim Jashari kandidoi për ta nxjerr qytetin e Skenderajt nga kolapsi ekonomik që e futi PDK, ne kështu besojmë. Por PDK luajti lojën e saj si çdo herë, bëri kinse u rreshtua prapa Bekim Jasharit. Në fakt, PDK po i bën komplot Bekim Jasharit. Krejt kjo, për t’i fshehur përçarjet e mëdha brenda saj, duke e ditur se edhe ashtu do ta bllokojë në asamble. Sa shumë hipokrizi ka rreshtimi i PDK-së prapa Bekim Jasharit është e vështirë ta dimë, por jo edhe e pamundur!
Të gjithëve na kujtohet se si PDK ishte rreshtuar prapa Sami Lushtakut në burg, madje e kemi shumë të freskët momentin kur deputeti ynë, Glauk Konjufca, po e lexonte një letër që e kishte shkruar nga burgu Sami Lushtaku. Ata që ishin rreshtuar “prapa” Sami Lushtakut, u vajti mendja ta sulmojnë edhe fizikisht deputetin tonë në mbrojtje të “mikut” të tyre. Por janë po ata “miq”, që u rreshtuan prapa Sami Lushtakut në burg, që u bën armiqtë e Sami Lushtakut në liri. Pra, për PDK-në, Samiu ishte i mirë vetëm nëse ishte në burg, sepse vetëm kështu do të mund ta bënin viktimë, e të përfitonin vota në emër të tij dhe luftës së shenjtë të UÇK-së, për çka Samiu ishte burgosur. A nuk thoshte vetë Samiu: se ministra e zv. ministra të PDK-së e duan atë në burg?!
Ne e kemi kritikuar dhe vazhdojmë ta mbajmë përgjegjës Samiun për keq-qeverisje, madje ai me stafin e tij është fajtori kryesor për varfërinë e madhe, arsimin e degraduar dhe ekonominë e monopolizuar. Por, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i gëzohej asnjëherë dënimit të Sami Lushtakut për kontributin e tij të çmuar në luftën çlirimtare.
Të jemi të qartë: PDK nuk po i bën komplote vetëm Bekim Jasharit sot, e Sami Lushtakut dje! PDK ka më shumë se 18 vite që thirrët si trashëgimtare e UÇK-së, por se çfarë ka bërë PDK-ja për UÇK-në, mjafton të kujtojmë kompleksin banesor me emrin e UÇK-së, i cili kishte filluar të ndërtohej për familjet e dëshmorëve në Skenderaj. Ky kompleks banesor ka mbetur gjysmë për shkak se mungojnë mjetet financiare. Prindërve të dëshmorëve po u ikën koha, fëmijët e dëshmorëve tashmë kanë mbushur më shumë se 18 vite, “U” është ndërtuar, mungojnë “Ç” edhe “K”, ndërtimi edhe i këtyre dy ndërtesave në formë shkronjash do të përbënte kompleksin banesor “UÇK”. Po thonë që nuk ka mjete, në ndërkohë që ndërtesat shumëkatëshe të zyrtarëve të PDK-së po mbinë si kërpudha çdo ditë. Hipokrizitë, komplotet, keq-qeverisjet, korrupsionet e PDK-së nuk kanë të numëruar. Andaj, ne jemi gati me alternativën tonë qeverisëse.
Duhet ta bëjmë të qartë për opinionin se: për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, familja Jashari është e shenjtë, ashtu siç për një besimtar është Kurani ose Bibla. Nderi më i madh që mund t’i bëjmë familjes Jashari është promovimi i vlerave për të cilat ata janë flijuar, e që janë: Liria, Barazia, Drejtësia dhe Demokracia. Falë sakrificës së familjes Jashari ne mund të garojmë me ide, me projekte për të ardhmen e komunës tonë. Ata që mendojnë se për kontributin e dhënë në luftë duhet t’ju falën poste publike janë tjerë, fatmirësisht nuk janë në garën për kryetar dhe duhet t’i nxjerrim jashtë garës për Asamblenë Komunale me fitoren e kandidatëve për asamble nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri