LAJMI I FUNDIT:

Agim Aliu: PDK do të udhëheq me dhe për qytetarin e Ferizajt

Agim Aliu: PDK do të udhëheq me dhe për qytetarin e Ferizajt

Në hapjen e fushatës zgjedhore të PDK-së në Ferizaj, janë prezantuar kandidatët për asamble komuna dhe kandidati për kryetar të komunës, Agim Aliu.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se qeverisa gjashtëvjeçare e PDK-së në Ferizaj “ishte më e suksesshmja dhe pa asnjë aferë korruptive”.


Kreu i PDK-së tha se si në Ferizaj, por edhe gjithë Kosovën, ka edhe shumë për t’u bërë.

“Ajo çfarë i duhet Ferizajt dhe Kosovës, është zhvillimi ekonomik”, tha Veseli dhe shtoi se askush nuk mund të jetë më afër qytetarëve të Ferizajt, doktorëve, bizneseve, fermerit, pos Agim Aliut.

Veseli tha se PDK është ndryshimi dhe ka kërkuar të bashkohen rreth forcës së ndryshimit.

Ndërkohë, Aliu tha se “PDK është adresa e vetme e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve”.

Ai tha se PDK këtë e ka dëshmuar gjatë qeverisjes së këtij qyteti dhe u shpreh se duhet ndërhyrje urgjente në Ferizaj për të ndalë degradimin nga udhëheqja aktuale.

Aliu premtoi se do të udhëheq me dhe për qytetarin, pasi ka një platformë qeverisëse që do ta ngjallë Ferizajn. Ai po ashtu premtoi investime të shumta në të gjitha sferat si dhe krijimin e fondit të punësimit. /KP/

Në trend

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Kalo në kategori