LAJMI I FUNDIT:

Festat e frikshme, me të shtëna armësh në Kosovë: Jeta në karrocë, nga plumbi qorr (Video)

Festat e frikshme, me të shtëna armësh në Kosovë: Jeta në karrocë, nga plumbi qorr (Video)

Asllan Uka ka 12 vjet që jeton si person me nevoja të veçanta. Ishte një plumb qorr që atij ia ndryshoi jetën. Ngjarja e dhimbshme për të ndodhi në një aheng familjar, ku Asllani ishte mysafir. Ai u plagos nga një person i cili po ashtu ishte pjesëmarrës në atë aheng.

Ishte 47-vjeçar kur plumbi ia dëmtoi unazën e katërt të boshtit kurrizor. Prej atëherë ka mbetur i palëvizshëm.

Uka jeton afër qytetit të Vushtrrisë në fshatin e quajtur Bajskë, me bashkëshorten dhe katër fëmijët nga të cilët tashmë është i varur, pasi nga ajo kohë mbeti edhe pa punë.


“Aksidenti ka ndodhur më 17 korrik 2005”, thotë ai. “Prej kohës kur ka ndodhur aksidenti, për fat të keq unë asnjëherë nuk kam mundur të punësohem, edhe pse kam qenë i aftë.

Asllan Uka thotë se personi që e ka plagosur, nuk është privuar nga liria, por ka paguar një shumë të vogël parash dhe ka jetuar i lirë.

“Unë kam një porosi, që në Kosovë të ketë sa më shumë ahengje, dasma, gëzime, por të festojmë me zemër dhe jo me armë. Nuk jam unë i vetmi që ka pësuar nga arma në dasma. Ka shumë të tillë. Andaj, ka rrezik që në këtë gjendje që kam mbetur unë, të mbesin edhe njerëz të tjerë’’, thotë më tej Uka.

Institucionet e Kosovës nuk kanë shifra të sakta për numrin e armëve ilegale, të cilat mund të jenë në duart e qytetarëve.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, thotë se sipas informatave zyrtare që kanë nga rajonet policore në gjithë Kosovën, për muajt qershor, korrik dhe gusht 2017, kur edhe fluksi i ahengjeve është i madh, kanë qenë 35 intervenime në dasma ku është shtënë me armë zjarri, derisa lëndime kanë pësuar 12 persona.

“Janë konfiskuar rreth 40 armë të llojeve të ndryshme dhe mbi 70 copë municione të ndryshme”, thotë ai. “Gjatë këtyre intervenimeve, Policia ka arrestuar 30 persona. Ndaj tyre janë zhvilluar procedurat policore në bazë të ligjeve të aplikueshme në vend”.

Hoxha shton se duke marrë parasysh që bartja apo posedimi i paligjshëm i armëve përbën një nga rreziqet potenciale të rritjes së pasigurisë për qytetarët e vendit, Policia e Kosovës mesatarisht çdo vit konfiskon nga 1200 deri 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme.

Ekspertët për çështje të sigurisë kanë thënë tashmë disa herë se siguria publike duhet të fillojë të trajtohet nëpërmjet një bashkëpunimi nga niveli qendror, niveli komunal, policia, lagjet dhe komuniteti. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori