Në gjykimin e katër aktivistëve të VV-së, dëshmoi personi që pa sulmin e gushtit të vitit të kaluar ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës. Egzon Metolli ndodhej afër ndërtesës së Kuvendit, kur ndodhi sulmi. Ai ishte personi i parë që kishte lajmëruar policinë për këtë sulm.
Metolli tha se nuk do të dëshmojë më për këtë rast, me arsyetimin se personat të cilët janë ngarkuar për këtë vepër nuk janë personat të cilët i ka përshkruar te policia.
“(Nuk do të dëshmoj më në këtë rast) se ju e keni marrë tjetërkënd, nuk i kanë marrë ata që ju kom kallxu përafërsisht qysh janë kanë”, tha dëshmitari.
Dëshmitari deklaroi se personat që i kishte parë duke ikur me motor pas sulmit ishin të gjatë.
“Është sen që doket, edhe ma herët ju thashë; ata janë kanë t’mdhaj, asnjani prej ktyne nuk është si ata, se i kam pa unë vetë”, tha Metolli.
Ai më pas tregoi çfarë pa në momentin e sulmit.
“Pas zhurmës, dy persona me motor kanë kalu qandej menjëherë”, shtoi ai. “Janë kanë të trashë edhe aj me helmetë i ka pasë floktë e gata, a njoni u kon qel”.
Pastaj dëshmuan Retki Jashari dhe Korab Veseli që u soll me detyrim në gjykatë. Jashari e Veseli ishin në vendet e tyre të punës në kohën kur ndodhi sulmi në Kuvend. Të dy thanë se kanë dëgjuar vetëm një krismë.
“Kam dëgjuar një krismë, kam dalë pas rreth 10 sekondave për të shikuar jashtë dhe nuk kam parë asgjë. Nuk e kam parë askënd, as ndonjë mjet”, tha Veseli.
Pas seancës, Tomë Gashi, avokati i Frashër Krasniqit, tha se sot mbrojtja ka pranuar një provë nga FBI-ja e Amerikës e cila sipas Gashit tregon që asnjëri nga të akuzuarit nuk ishin afër Kuvendit kur ndodhi sulmi. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze