LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Prishtinë: Votojeni Shpendin sepse ai ka krahë, e krahë duhet të ketë edhe Prishtina

Kurti në Prishtinë: Votojeni Shpendin sepse ai ka krahë, e krahë duhet të ketë edhe Prishtina

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tubimin e kësaj lëvizje në Prishtinë ka thënë se Prishtina dikur është marrë model për të keq, ndërkaq sot model për të mirë.

“ Vetëvendosje kësaj radhe ka një numër që më të mirë nuk mund ta zgjidhte numrin 10, ju bëjmë thirrje të gjithëve ta votoni numrin 10 sepse ai numër është numër i vërtetë”, ka thënë Kurti.


Ai ka shtuar se Vetëvendosje për katër vjet qeverisje në Prishtinë në krye me Shpend Ahmetin, është përballur me kunja cinik.

“Jemi përballur me kunja për kiflet, kunja për autobusët, kunja për ndërtimet pa leje, kunja për kunjat në qytet”.

Kurti shtoi se nuk e kupton se si qytetarët vazhdojnë të shohin “lakuriqa, ujqi, kukuvajka e nuk i shohin këto yje të VV-së që natën e bëjnë ditë”.

“Kemi ndalur ndërtimin ilegal në Prishtinë, kemi ndalur Zajednicën, Demarkacionin por fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund ta ndalim as vetë”, u shpreh

Kurti, duke shtuar se populli vendosi me 11 qershor e do të vendos edhe më 22 tetor.

“Votojeni Shpend Ahmetin, votojeni numër 10, votoni këta asamblist, sepse Shpendi ka krahë dhe krahë duhet të ketë edhe Prishtina. Urime fitorja në Prishtinë, urime Shpend, urime Vetëvendosje!”, ka thënë në fund Kurti. /Telegrafi/