LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët me më shumë ditë pushimi me pagesë janë më produktivë, kanë vullnet më të madh për të punuar dhe nuk e lënë punën

Punëtorët me më shumë ditë pushimi me pagesë janë më produktivë, kanë vullnet më të madh për të punuar dhe nuk e lënë punën

Nuk keni jetuar nëse nuk keni udhëtuar! Gjithashtu, një nga truqet më efektive, por njëkohësisht më të injoruara për t’u bërë produktivë është pushimi për ca kohë nga puna.

Asgjë nuk mund t’ju aktivizojë më shumë sesa një pushim i mirë. Është dëshmuar përmes studimeve të ndryshme se punëtorët të cilët shkojnë në pushime të paktën dy herë në vit punojnë më mirë sesa ata të cilët punojnë gjatë tërë vitit, transmeton Telegrafi.

“Ernst & Young” ka kryer një studim të brendshëm me punëtorët e vet para disa viteve dhe ka zbuluar se për çdo 10 orë ekstra pushim punëtorët e kishin përforcuar performancën vjetore deri në 8 për qind.


Gjithashtu kompania ka zbuluar se duke i lejuar punëtorët të marrin pushim i ka ndihmuar kompanisë të mos ballafaqohet me problemin e dorëheqjes së punëtorëve.

Këshilluesit e lidershipit Jack zenger dhe Joseph Folkman kishin kryer një studim për temën e njëjtë, nga i cili kishin mësuar se ata të cilët kishin pasur më shumë ditë pushim me pagesë kishin qenë më të prirë të punojnë më shpejt dhe kishin pasur përqendrim më të madh në punë.

Veç kësaj, ata kishin thënë se punëtorët në shtetet ku kanë më shumë ditë të pushimit me pagesë, kanë një dëshirë më të fortë për të punuar më shumë, më mirë dhe më shpejt.

Veç kësaj, pushimi u ndihmon punëtorëve ta heqin stresin, dhe rrjedhimisht të qëndrojnë të shëndetshëm. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Si ta ndihmoni fëmijën të flejë vetëm në dhomën e tij?

Si ta ndihmoni fëmijën të flejë vetëm në dhomën e tij?

Këshilla për prindër
Rri e qetë: Gjashtë këshilla të miratuara nga ekspertët për seksin e parë!

Rri e qetë: Gjashtë këshilla të miratuara nga ekspertët për seksin e parë!

Çizme, këpucë apo atlete, vetëm kjo ngjyrë do të bartet këtë vjeshtë: Eleganca është gjëja e parë që ju vjen në mendje

Çizme, këpucë apo atlete, vetëm kjo ngjyrë do të bartet këtë vjeshtë: Eleganca është gjëja e parë që ju vjen në mendje

Moda
Adoleshenti në pubertet: Grindjet me prindërit, ndikimi i shoqërisë, sjellja e rrezikshme - çfarë ka në mendjen e tij

Adoleshenti në pubertet: Grindjet me prindërit, ndikimi i shoqërisë, sjellja e rrezikshme - çfarë ka në mendjen e tij

Prindër dhe fëmijë
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Trendi i ri i çantave

Trendi i ri i çantave

Kalo në kategori